Osmani në Mal të Zi ia bën ‘bllok’ Serbisë për Asociacionin

Iliria News Agency
Iliria News Agency

07/02/2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se Kosova dhe Mali i Zi, ndajnë jo vetëm një partneritet të fortë në rrafshin bilateral, por edhe po ashtu një miqësi unike ndërmjet qytetarëve tanë.

Jam e sigurt se kjo vizitë do të kontribuojë në ketë drejtim dhe do të ndihmoj që këto raporte të avancohen gjithë e më shumë”, tha ajo në një konferencë për media së bashku me presidentin malazez, Milo Gjukanoviq.

Sipas të parës së vendit, Kosova dhe Mali i Zi duan të jenë pjesë e strukturave euroatlantike. Osmani theksoi se komunitetet në dy vendet janë ura të rëndësishme lidhësve mes dy vendeve. Ajo ka falënderuar presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, për mbështetje të vazhdueshme ndaj Kosovës.

“Është për keqardhje që jo të gjithë fqinjët tanë e ndajnë këtë vizion, lidershipi i njërit shtet në veçanti ka mundësuar që t’i hap rruga ndikimit malinje të Rusisë në rajonin tonë. Duke ndjekur mendësinë e tij të mikut të tij, Putin ky lider parapëlqen të mendoj se dy vendet tona, Kosova dhe Mali i Zi, janë projekte që ai i quan projekte të përkohshme, por realiteti është i një dhe i vetëm. Kosova dhe Mali i Zi janë shtete sovrane dhe demokratike dhe me të ardhme në Bashkimin Evropian”, theksoi ajo.

Osmani falënderoi Gjukanoviq, për angazhim në përkrahje të Kosovës për anëtarësim në Këshillin Evropës.

“Integrimi i Kosovës dhe Malit të Zi në sutrukurat euroatlantike, është domosdoshmëri dhe jo vetëm opsion. Integrimi i vendeve tona në strukturat euroatlantik është thelbësor për paqen në Ballkan”, tha ajo.

E para e vendit ia kujtoi presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, se para 23 viteve kishte shkuar si refugjate në këtë shtet.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencë për media ka folur edhe për asociacionin. “Ne nuk jemi kundër të drejtave të komunitetit serb, por jemi kundër që t’i japim Serbisë një instrument kontrolli nëpër mes të cilit mund të minoj integritetin tonë dhe të sjell destabilitet rajonal”, tha ajo.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2024-04-26-21-39-33-008_com.miui.gallery-edit

Rijad Shaqiri për INA: Do të nxjerrim Likovën nga Zona e krizës, do të investojmë tek të rinjtë duke qeverisur me duar të pastra e pa korrupsion

inbound2451101573008058791

​BE ndan rreth 14 milionë euro për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

micko

Mickoski: LSDM po qëndron para derës në Reçicë për vota, por poulli është më i fortë se njerëzit e regjimit artanoid

qeveria

Qeveria e re VMRO-VLEN -ZNAM?! 

pasaporta

Pasaportën mund ta merrni për 3-4 ditë vetëm me procedurë të shpejtë – Vazhdon pritja deri në 3 muaj me procedurë të rregullt

shkup rinia

Maqedonia e Veriut: Pak mundësi për të rinjtë

duhan

Sekuestrohen 487 kilogramë duhan në Han të Elezit, drejtuesi i automjetit ik në Maqedoni

Klasa_zbrazet_Banka-600x347-1

Nga e hëna nxënësit në pushim pranveror në Maqedoni, mësimi rifillon më 7 maj

merko ramiz

Ramiz Merko do të ulet në bankën e të akuzuarve

INFO

NA NDIQ