Osmani për dakordimet në Ohër: Nuk kam asnjë pritje, Serbia do të vazhdojë t’i shkelë marrëveshjet

Iliria News Agency
Iliria News Agency

19/03/2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar një ditë pas dakordimit për Aneksin e Marrëveshjes bazë me Serbinë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Osmani ka thënë se Kosova dëshmoi të jetë e vetmja palë në dialog që u tregua konstruktive dhe e interesuar në paqe e stabilitet.

“Tani që u dakordua edhe aneksi i marrëveshjes bazë dhe Kosova u dëshmua të jetë e vetmja palë në dialog që u tregua konstruktive dhe e interesuar në paqe e stabilitet, pres të realizohen zotimet e aleatëve tanë në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe për njohje nga shtetet jonjohëse”,tha Osmani.

Ajo po ashtu theksoi se nga Serbia nuk ka asnjë pritje.

“Ata do të vazhdojnë të shkelin marrëveshjet e dakorduara, siç kanë bërë këto 12 vjet.Nëse dëshirojmë zbatim të mirëfilltë të marrëveshjes duhet të ndryshohet qasja akomoduese ndaj regjimit të Serbisë dhe të penalizohet secili tentim i tyre për destabilizim të situatës në terren, si dhe jokonstruktiviteti e bllokada e tyre e vazhdueshme”./Lajmi.net/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2024-04-26-21-39-33-008_com.miui.gallery-edit

Rijad Shaqiri për INA: Do të nxjerrim Likovën nga Zona e krizës, do të investojmë tek të rinjtë duke qeverisur me duar të pastra e pa korrupsion

inbound2451101573008058791

​BE ndan rreth 14 milionë euro për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

micko

Mickoski: LSDM po qëndron para derës në Reçicë për vota, por poulli është më i fortë se njerëzit e regjimit artanoid

qeveria

Qeveria e re VMRO-VLEN -ZNAM?! 

pasaporta

Pasaportën mund ta merrni për 3-4 ditë vetëm me procedurë të shpejtë – Vazhdon pritja deri në 3 muaj me procedurë të rregullt

shkup rinia

Maqedonia e Veriut: Pak mundësi për të rinjtë

duhan

Sekuestrohen 487 kilogramë duhan në Han të Elezit, drejtuesi i automjetit ik në Maqedoni

Klasa_zbrazet_Banka-600x347-1

Nga e hëna nxënësit në pushim pranveror në Maqedoni, mësimi rifillon më 7 maj

merko ramiz

Ramiz Merko do të ulet në bankën e të akuzuarve

INFO

NA NDIQ