​Panairi “Lugina 2023” në Zvicër

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

30/01/2023

Më 11 mars 2023 do të mbahet panairi i bizneseve nga Lugina e Preshevës në Wetzikon-ZH-Zvicër, ku bizneset e suksesshme nga Lugina prezantohen së bashku para publikut në shtetin helvetik.

Sipas një njoftimi të Komunës së Bujanocit, hapja zyrtare e panairit do të bëhet në ora 10:00

“Produktet, shërbimet, si dhe punën e tyre do t’i prezantojnë 15 biznese shqiptare që prodhojnë në Luginë të Preshevës, kryesisht në drejtimin e prodhimeve të: dyer, dritare, kuzhina, punime nga metali si rrethoja të ndryshme e skele, mobile, eko radiator për nxemje dhe shërbime të ndryshme. Si pjesë e panairit do të jetë katalogu i përbashkët i bizneseve pjesëmarrëse ku do të prezantohen firmat në panair, i cili do t’u shpërndahet vizitorëve. Organizatorët besojnë se kjo është një mundësi e mirë që bizneset nga Lugina të prezantojnë punët dhe produktet e tyre. Gjithashtu, është mundësi e mirë për komunitetin tonë në diasporë që t’i vizitojnë bizneset nga ajo anë e shqiptarisë, të njihen me veprimtarinë e tyre.

Presim që ky event të sjelli rezultate dhe nga panairi te krijohen bashkëpunime të reja biznesi në përgjithësi, por gjithashtu edhe lidhje më konkrete mes bizneseve dhe qytetarëve tonë në diasporë. Prandaj, ftojmë qytetarët shqiptarë dhe bizneset, edhe nëse nuk janë pjesëmarrës në panair të na vizitojnë dhe të shfrytëzojnë këtë event për njohje të reja. Në panair pritet të marrin pjesë: Shoqata aksionarësh zvicerane, rrjeti i bizneseve shqiptare në Zvicër, Oda ekonomike, lidhje të bizneseve dhe përfaqësues të ambasadave nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia në Zvicër. Ky panair organizohet nga Fondi Humanitar për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në bashkëpunim me Prof. Dr. Lulzim Rashiti”, thuhet në njoftim.

TË FUNDIT
13 orë
Kush është 44-vjeçari shqiptar që u ekzekutua në Belgjikë teksa po pinte kafe! (FOTO)
1 ditë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington
1 ditë
Skënderbeu dhe Avni Hafuzi emblemat e miqësisë të përjetshme, shqiptaro-hungareze
1 ditë
5 monumente të reja në Europë në nder të Heroit Kombëtar
2 ditë
Veprimtari kërçovar nga Çikago: Shqiptarët duhet ta bëjnë ndryshimin, këtë e kërkon edhe Amerika si demokraci

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia-belgjike2

Kush është 44-vjeçari shqiptar që u ekzekutua në Belgjikë teksa po pinte kafe! (FOTO)

vebi bajrami

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

busit skenderbeu2

Skënderbeu dhe Avni Hafuzi emblemat e miqësisë të përjetshme, shqiptaro-hungareze

skenderbeu

5 monumente të reja në Europë në nder të Heroit Kombëtar

IMG_1851

Veprimtari kërçovar nga Çikago: Shqiptarët duhet ta bëjnë ndryshimin, këtë e kërkon edhe Amerika si demokraci

enver kolina

Njihet si “Tony Montana” i Dallas/ Historia frymëzuese e shqiptarit që zotëron 16 sipërmarrje në SHBA

Ibrahim Kolari

Ibrahim Kolari: Dibranët do ta bëjnë ndryshimin, edhe ata nga Amerika e Evropa thonë se tani është koha

Avni Hafuzi

Sot, qyteti Eger i Hungarisë me bustin e Skënderbeut

muharrem salihu

Veprimtari dhe afaristi shqiptar, Muharrem Salihu kandidon për eurodeputet në zgjedhjet evropiane

INFO

NA NDIQ