Paqja mes BDI-së dhe PDSH

INA
INA

27/03/2024

shkruan: Urim SALIHU

Koalicionet artificiale u bënë.Edhe në VLEN ka parti dhe politikanë që nuk duhej të ishin bashkë në frontin e opozitës sepse kanë qenë pengu i ndryshimit.Njerëzit e dijnë të vërtetën por për VLEN kaq kësaj radhe.

Lajmi është si mund kundërshtarët e acaruar deri në skutat më të errëta të PDSH dhe BDI-së mund të bëhen aleatët e sotëm. Kjo është një fasadë siç është po aq e tmerrshme afrimi i disa politikanëve në VLEN që nuk i lidh asgjë tjetër përveçse shpëtimit të karrierave politike dhe një vend deputeti krerëve.

Rrëfimin më poshtë do ta bëj në veten e parë.

Kryesore pas kaq kohësh paqja erdhi.Faleminderit z. Ali Ahmeti, faleminderit z. Menduh Thaçi që ulët tensionet tuaja dhe tani edhe me vëllaun në shtëpi jam “pajtuar”. .Pas kaq vitesh nuk e mbaj më nën jastëk” armën e ftohtë” .S’kam më armiq që mbase ishin fiktiv por nuk i dihej.
Dalim në kafe, plot jetë .Ulemi me ata të BDI-së dhe pas kaq kohësh u themi : si jeni vëllezër.N’a falni se u kemi ofenduar pak.S’ka gjë thonë ata.Shqiptarë jemi.

Mjafton që nuk shihemi më si dy Koretë ajo e Veriut dhe e Jugut. Po ku ka më fitore se sa kjo.Ne nuk jemi më të huaj me njëri-tjetrin. Sa naiv paskemi qenë. Herën tjetër do shkoj edhe te djali i hallës për festën e Bajramit. Edhe aty pati arritur ndarrja. Sa bukur është të presësh pranverën i bashkuar pas kaq kohësh. Ne nuk jemi më Berlini i ndarë. Disa miqve të BDI-së do t’u dërgoj edhe kartolina në fundvit. Dhe nëse ata në rast fitoreje festojnë diku , do i ndajmë tavolinat bashkë.Ata kanë më shumë apetit sepse kanë patur pushtet.

Ne në opozitë kuptohet se me lukthin nuk jemi edhe aq mirë , por edhe kjo s’ka rëndësi. Do t’a bëjmë një platformë shqiptare tash dhe do t’a quajmë Platforma e Unitetit .Tash nuk e dij a në Zajaz do ta nënshkruajmë a në Tetovë, s’ka lidhje edhe për këtë. Si do që të jetë kërkojmë falje edhe njëherë nëse u kemi lënduar dicka por kërkoni edhe ju që nuk kam dyshim se do t’a bëni.S’ka rëndësi më asgjë.Rëndësi kemi ne.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vucic okb

Pse u “çakordua” Presidenti Aleksandër Vuçiq në OKB?!

azbi-nuredini

VLEN do të jetë gardian i mbrojtjes së interesave të shqiptarëve në qeverinë e re!

KALOSH-CELIKU

BETEJA POLITIKE E 8 MAJIT

Arben taravari bujar osmani

Mori fund loja me president shqiptar!

Emin Azemi

Pse shqiptarët duhet t’a bojkotojnë rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale?

muhamer pajaziti

Kush do të votoj nesër?

shpendim oxha

Sistemi zgjedhor në RMV të plotësohet me lista të hapura dhe votim për kandidatin e preferuar

fatos-rushiti

Një manipulim i ligë i radhës me kategoritë e luftës së UÇK-së

mero-baze

Kukullat e Vuçiqit, Kukullat e Albinit dhe Shqipërim Arifi

INFO

NA NDIQ