Pastrimin e parave e bëjnë pastrueset!

ina-online
ina-online

21/03/2024

nga Lutfi Dervishi

Një ngjarje që do të hyjë në analet e historisë si ‘Gjyqi i Shekullit’, ndodhi sot në Tiranë. R.D, e njohur ndryshe si ‘Mbretëresha e Korrupsionit në Shqipërit’, me profesion pastruese, u dënua me 7 vite burg, zbritur në 4.8 vite falë gjykimit të shkurtuar, pasi u zbulua si ‘truri’ pas vjedhjes së 462 mijë eurove. Ish-drejtoresha, në shtëpinë e së cilës ra gjëma, u dënua me 1 vit e tetë muaj.

Ky vendim ka shkaktuar një valë të shpejtë dhe të fortë reagimesh. Ekspertë të drejtësisë dhe konsulentët antikorrupsion e quajnë vendimi një ‘fitore të madhe’ kundër korrupsionit dhe një shembull i qartë se kulturës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi. ‘Më në fund, sistemi ynë gjyqësor ka arritur të zbulojë dhe të dënojë aktorët e vërtetë të këtij tumori malinj për shoqërinë,’ tha një deputet i komisionit të sigurisë në Parlament.

‘Eshtë krejt e qartë që ajo kova që duhej mbushur me ujë për të larë dyshemenë është përdorur për ta mbushur me lekë dhe euro – çka tregon se korrupsioni ekziston, tha një analist pranë të cilit është qeveria, duke shtuar se deri më tani ne thjesht kemi hedhur vështrimin gabim. Nuk duhet të shohim lart, por duhet të ulim kokën dhe të pranojmë, pse jo me përunjësi, se korrupsioni i vërtetë bëhet poshtë, nën hundën tonë, në këmbët tona. Pra, e thënë në mënyrë metaforike, nuk është ariu, por miu’.

‘E kemi nisur vettingun së prapthi- tha një tjetër komentator, që mendon se në këtë vend nuk ka shpresë nëse nuk ndryshon opozita. ‘Pastrueset duhet të futen në vetting dhe me radhë gjithë të tjerët, rojet, infermieret kamarierët…. Kemi shpenzuar kot shumë kohë dhe energji me vetingun e policisë, gjyqësorit dhe politikës. Pastrimi duhet të nisë nga pastrueset.

‘Armiku më i rrezikshëm është ai që harrohet. Nuk paska qenë çështje sistemi, por këndvështrimi’ – tha një polikan i shumicës. ‘Agjentët e policisë, hetuesit, BKH, SPAK dhe prokurorët e tjerë duhet të hapin sytë dhe të shohin se gjakderdhja e vërtetë financiare këtij vendi po i vjen nga një armatë e pangopur pastruesish.

Tashmë e kemi të qartë se pastrimin e parave e bëjnë pastrueset. Përndryshe do të quhej ‘ministrim parash’, ‘drejtim parash’, prandaj quhet pastrim parash, për shkak të pastrueseve.

OSBE nga ana e vet, në një komunikatë për shtyp, përshëndeti zhvillimin më të fundit dhe shtoi se vendimi i sotëm, megjithëse i pritshëm ka tronditur themelet e korrupsionit institucional në nivel global. Eshtë një vendim i ri shokues sepse ka hedhur dritë mbi aktorët e vërtetë të korrupsionit dhe Shqipëria edhe në këtë drejtim po tregon aftësi të larta lidershipi’.

Pas këtij vendimi pritet që renditja e Shqipërisë në indexin antikorrupsion të pësojë një ngjitje të menjëhershme dhe të lëre pas plot 192 vende e territore.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shpendim oxha

Sistemi zgjedhor në RMV të plotësohet me lista të hapura dhe votim për kandidatin e preferuar

fatos-rushiti

Një manipulim i ligë i radhës me kategoritë e luftës së UÇK-së

mero-baze

Kukullat e Vuçiqit, Kukullat e Albinit dhe Shqipërim Arifi

arber-zaimi

Shcholz e mbështeti LSDM-së, pse nuk tolerohet Kurti ta mbështesë Taravarin

KALOSH-CELIKU

SHKUPI I MBULUAR ME FEREXHEZEZA

fatos-rushiti

BDI-së në sfond i buzëqesh opozita

Ridvan Ismaili

Kush e ka besuar se…

Arben Fetai

Bujar Osmani po përgatit largimin e tij nga politika

zgjedhje-22333-800x445

Si kanë votuar shqiptarët në 10 vitet e fundit në Maqedoni? (ANALIZË)

INFO

NA NDIQ