Pendarovski mirëpret në takim komisarin e lartë të OSBE-së, Abdrahmanov

Iliria News Agency
Iliria News Agency

20 Janar, 2022

Presidenti Stevo Pendarovski sot e ka pritur Kairat Abdrahmanov, komisar i lartë i OSBE-së për pakica nacionale. Në takim janë shkëmbyer mendime mbi aktivitetet e përgjithshme të OSBE-së në vend në kontekst të mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve të ndryshme si dhe bashkëpunimin e institucioneve shtetërore me organizatat ndërkombëtare dhe sektorin qytetar për këto çështje.

Përmbajtja rifillon pas shpalljes

Zgjidhja është zbuluar më në fund: nëse keni kërpudhat në gishtërinjtë tuaj, bëjeni këtë tani
Sponsored by MonadPlug

Presidenti Pendarovski ka theksuar se Republika e Maqedonisë së Veriut është shembull pozitiv i demokracisë funksionale multietnike në respektimin dhe avancimin e të drejtave të komuniteteve të ndryshme si dhe qasjes së ndërtimit të tolerancës dhe besimit konform vlerave dhe përcaktimeve të OSBE-së.

Presidenti ka shtuar se në vend është bërë hap i konsiderueshëm i avancimit të të drejtave të komuniteteve të bashkësive jo shumicë, ndërsa lidhur me çështjet gjinore ka më shumë programe ku punohet në mënyrë aktive në procesin e krijimit të politikave dhe sjelljes së vendimeve dhe ndikimit të tyre në barazinë gjinore në vend.

Në takim janë shkëmbyer mendime për përgatitjet që vijojnë për presidencën e Republikës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023. Presidenti ka theksuar se vendi planifikon të promovojë prioritete që janë me interes të ndërsjellë duke shprehur vizionin e vendeve anëtare të OSBE-së udhëhequr nga parimet e kësaj organizate. Në këtë drejtim Maqedonia e Veriut do të ketë bashkëpunim të afërt edhe me komisarin e lartë për pakica nacionale, duke punuar në avancimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të bashkësive jo shumicë.

Pendarovski në takim e ka theksuar bashkëpunimin shumëvjeçar me OSBE-në dhe mbështetjen në përparimin e reformave demokratike që është me rëndësi të madhe në kontekst të aspiratave të vendit për anëtarësim në BE.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Antonio-MIloshoski-800x445

Milloshoski: LSDM-ja ka dy propozime mbi tavolinë, s’ka nevojë për grupe pune

arben taravari ash

Taravari:Censurë ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës

FB_IMG_1686399536286

Ndërron jetë në moshë të re, kryetari i një dege të Lëvizjes BESA

policia-kosoves

Mitrovicë: Burri sulmon bashkëshorten dhe pastaj djeg shtratin e fjetjes në shenjë revolte

Mickoski-kovacevski-Ahmeti

Kovaçevski: Të gjitha kërkesat e VMRO-së janë përmbushur, edhe ajo për BDI-në

mjek

Maqedonia nivelizon çmimet në shëndetësi për shtetasit e Kosovës

edi rama

Flaka Surroi: Rama më mirë ta kishte shkruar një draftstatut për Luginën e Preshevës

Daniel HOKANSON

Gjenerali amerikan për situatën në veri: Jemi shumë të shqetësuar

florian bieber

Bieber: Vuçiq po e përdor Kosovën për të larguar vëmendjen nga protestat kundër tij

INFO

NA NDIQ