Petkov: Deri tani gjithçka është përmbushur, nuk kam pse të mos i besoj Kovaçevskit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

3 Shkurt, 2022

Besoj se interesi ynë i përbashkët me presidentin Radev është për të mirën e Bullgarisë. Ne si bullgarë duhet të pyesim veten se çfarë duam nga marrëdhëniet me fqinjët tanë, tha sot kryeministri bullgar Kiril Petkov.

Sipas tij, qëndrimi i përbashkët për Maqedoninë e Veriut është konfirmuar.

“Kur ky qëndrim nuk lidhet vetëm me një pjesë të marrëdhënieve tona të përbashkëta, linjën ajrore në Shkup, biznesin, hekurudhat, befas të gjithë janë më të gatshëm të diskutojnë të gjithë mundësinë e të gjithë kornizës së fqinjësisë së mirë. Besoj se qasja e re dhe dëshira për fqinjësi të mirë është e mirëpritur edhe nga Maqedonia e Veriut”, tha Petkov.

Kryeministri bullgar beson se në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut ka forca që nuk duan të kenë fqinjësi të mirë në Ballkan.

“Por, kur kemi një vizion të qartë, nuk duhet të tronditemi nga provokimet. Unë dhe Dimitar Kovaçevskin jemi përgjegjës për politikën e jashtme të marrëdhënieve tona. Për momentin, gjithçka që kemi rënë dakord është përmbushur. Gjithçka është e plotësuar, nuk kam pse të mos i besoj”, ka shpjeguar Petkov, përcjell “BGNES”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

escobar

Escobar: SHBA-ja është përkrahësja më e madhe e Kosovës, po kërkoj vetëm të dëgjohemi

kasami

Kasami: Nuk isha i ftuar në 21 vjetorin e BDI-së! Ali Ahmeti të largohet nga politika (VIDEO)

fitor jakupi

Fitor Jakupi shpall kandidaturën për degën e BDI në Kumanovë

kfori ushtria turke

Forcat komando turke në veri të Kosovës, Spahiu: Ka impakt të rëndë tek serbët

rusia

Plas lufta civile në Rusi? Meçollari: Ushtria ruse dhe Wagner nuk e duan njëra-tjetrën, ka nisur rebelimi

lajcak escobar kurti

Përfundon takimi, Escobar dhe Lajçak 3 kushte për Kurtin

dash-1

Tentuan ta destabilizojnë Ballkanin, SHBA-ja sanksionon shtatë rusë

Pence Mike Pence

Pence kandidon për zgjedhjet presidenciale 2024 në SHBA

mesi-paris

FOTO/Takimi sekret për Messi-n, i ati i yllit argjentinas bisedë me Presidentin Laporta

INFO

NA NDIQ