Pikturat abstrakte e moderne të profesorit të artit dhe dizajnerit shkupjan, Adil Ibrahimi

Picture of INA
INA

04/05/2024

Zekerija Idrizi

* Pjesë nga dorëshkrimi im “Familja – Shtyllë e shoqërisë” ***

Miku im familjar Adil Ibrahim Musliu ishte nxënës shembullor si fillorist në shkollën “Vëllazërimi” në Nerez të Shkupit. Shembullor dhe nxënës i gjeneratës ishte edhe në shkollën e mesme të arteve po në kryeqytet. Qysh si fillorist dhe gjimnazist ai ishte vizatuesi më i shkëlqyeshëm në shkollë. Mandej i vazhdoi studimet në shkencat e arteve në Universitet e Stambollit dhe Izmirit, ku e përfundoi me notat më të larta. Rrjedhimisht edhe pas absolvimit ai u punësua profesor asistent i arteve në Universitetin e Izmirit. Një kohë punoi profesor në të njëjtat lëmi edhe në një gjimnaz në Stamboll.

Me pikturat e tij brilante ai e zuri vendin e dytë në Turqi, në nivel shteti, në një gar me konkurrencë të madhe participantësh. E meritoi vendin e parë jo vetëm nga juria por edhe nga publiku artdashës, por nuk ia ndanë meqë ishte shqiptar etnikisht.

Adili ka qenë një gjeni i rrallë në veçanti në rrafshin e pikturave me përmbajtje abstrakte, moderne dhe postmoderne.

Siç dijmë, pikturat e artit abstrakt për dekorimin e mureve janë jashtëzakonisht të hapura ndaj interpretimeve të ndryshme. Në vend të kësaj, këto piktura u japin shikuesve rastin të shikojnë në thellësi të pikturave dhe të krijojnë një histori të saj në mendjet e tyre. Arti abstrakt beson në mosdhënien e një përshkrimi të plotë dhe të saktë të realitetit pamor. Arti abstrakt, në fakt, i përdor ngjyrat, shenjat gjestike, simbolet, format, kodet etj., për të realizuar efektin e tij. Peneli, lapsi dhe ngjyrat e Adilit kanë krijuar qindra piktura me metaforat sa misterioze aq edhe sublime, madje, herë-herë, edhe me simbolika trishtuese, sa të dridhin edhe mishtë e kurmit e të trandin shpirtin e zemrën.

“Piktura është autoportreti i atij që e bën”, ka thënë një piktor i spikatur shqiptar.
Dhe pikërisht piktura e tij gjigante, madhështore dhe shumë drithëruese me atë skelaturën e njeriut me kokë të djegur e organe të tretura e të zhbëra, qëndronte varur në murin e dhomës së tij të ndejës gjithmonë sa ishte gjallë ai. Duke qenë se e kam pasur mik (vëlla të gruas) dhe e kam njohur mirë, pikërisht ajo pikturë e pasqyronte autoportretin e tij, jetën e tij me gjitha sfidat, krajatat, sëmundjet e vuajtjet. Jetesa ishte monstrumi, ai përbindëshi gjigant që i ndjellte kobin ogurzi, fatkeqësinë, sëmundjen kancerogjene dhe përfundimisht edhe vdekjen fatale.

Dhe, mjerisht, kështu edhe ndodhi. Ai u godit fatalisht nga kanceri dhe ndërroi jetë brenda dy muajve në moshën 47 vjeçare.

Përveç piktor i spikatur ai ishte edhe njëri nga dizajnerët më të famshëm në Stamboll dhe në Turqi përgjithësisht. Punoi mbi dy dekada për një numër firmash prestigjioze, ku qepte dhe dizajnonte fustanat më modernë për solistet, aktoret, artistet, manikenet dhe biznesmenet më të famshme turke. Kurse për pikturat e tij pati disa ekspozita shumë të suksesshme në Stamboll, Izmir, Paris, Romë, Bruksel, Cyrih e Gjenevë dhe në Amsterdam. Ekspozitat me pikturat e tij i linin gojëhapur e skajshëm të mahnitshëm vizitorët artdashës, kurse te qarqet e kritikës profesionale nga bota e arteve i fitonte notat më të larta vlerësuese.
Pas vdekjes së tij, në Stamboll dhe Izmir kolegët dhe koleget e tij organizuan një akademi komemorative në shenjë respekti e konsiderate për të, ku i shpalosën në ankand edhe pikturat më brilante të tij.
Miku im Adili u varros me nderimet më të larta fetare dhe atdhetare pranë varrit të babait të tij në varrezat e vendlindjes së tij në Nerez të Shkupit. Para vdekjes ai e la amanet që në epitaf t’i gravohet një sentencë domethënëse e gjeniut të misticizmit Mewlana Xhelaledin Rumi. Kjo për arsye se Adili kishte simpati të thellë për mësimet mistiko-sufiste dhe me një admirim të veçantë ai vitet e fundit të jetës i ndiqte ca leksione mistike nga profesorë të ndryshëm të sufizmit islamik nëpër seminare të organizuara në Stamboll. Së këndejmi dhe ai jo rrallë herë zhytej thellë në botën e spiritualizmit e shpirtëroritetit fetar islamik, duke i shijuar ritualet spirituale.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për këtë kokë gjeniale arti e dizajni! Veprat i bëfshin dritë në amshim!

TË FUNDIT
4 orë
Tetovari diplomon në Columbian University në New York me bursë universitare!
2 ditë
Matura shtetërore do të mbahet më 1 dhe 8 qershor, nxënësit: Jemi të gatshëm për çdo sfidë
3 ditë
MASH: Në mënyrë sistematike dhe afatgjate e zgjidhëm çështjen e teksteve shkollore
4 ditë
Shkollat shqipe të suksesshme në garat në fushën muzikore me kor dhe orkestër 2024
4 ditë
Arsim Sinani një profil i lartë intelektual dhe zë i fuqishëm i opozitarizmit

ME TE LEXUARA

4 orë
Tetovari diplomon në Columbian University në New York me bursë universitare!

LEXO MË SHUMË

IMG_2189

Tetovari diplomon në Columbian University në New York me bursë universitare!

matura-shteterore-provimi

Matura shtetërore do të mbahet më 1 dhe 8 qershor, nxënësit: Jemi të gatshëm për çdo sfidë

libra-libri

MASH: Në mënyrë sistematike dhe afatgjate e zgjidhëm çështjen e teksteve shkollore

florim zulfiu

Shkollat shqipe të suksesshme në garat në fushën muzikore me kor dhe orkestër 2024

Arsim sinani

Arsim Sinani një profil i lartë intelektual dhe zë i fuqishëm i opozitarizmit

Shkolla idrizove Jurumleri Njegosh

Shumë shkolla në vend nuk kanë infrastrukturë për zbatimin e mësimit inkluziv

studenti-univerzitet-sv-Kiril-i-Metodij-6

Shënohet ulje – “Kirili dhe Metodi” në vendin e 1990 ndër 2000 Universitetet Shtetërore më të mira në botë!

arben cejku libri

“KOSOVA, Sovraniteti versus Integriteti”, i ambasadorit Arben Çejku, u promovua në Nju Jork

eurovision

Eurovizioni dhe vdekja e artitT

INFO

NA NDIQ