Pozicionimi i Shqiptarëve në kontestin Maqedono-Bulgar

Iliria News Agency
Iliria News Agency

15/01/2022

Arsim Zekolli

Nje nga tezat shpesh te theksuara dhe perseritura nga pala Maqedonase ne suaza te kontestit me Bulgarine nderlidhet me kerkesen per solidarizim te Shqiptareve me bashkqytetaret maqedonas. Perfaqesuesit Shqiptar ne shumten e rasteve preferojne te pergjigjen duke pohuar gatishmerine per solidarizim, duke cekur si shembull kontestin e meparshem me Greqine si dhe duke theksuar se Shqiptaret nuk mohojne – sot dhe historikisht – asnje aspekt te identitetit, emeri(mi)t, gjuhes, perkatesise maqedonase. Ne mendje bie edhe rasti I Referendumit ne vitin 2018 kur disa perfaqesues Shqiptar theksonin se vota Shqiptare ne favor te pranimit te Marreveshjes se Prespes ka te beje vetem me aspektin e kushtezimit ne lidhje me anetaresimin ne BE dhe NATO, por kursesi ne kurriz te ceshtjes se emerimit te shtetit, si qe cekej ne pyetsorin e Referendumit.

Pala maqedonase tani serish kerkon nga Shqiptaret qe te qendrojne solidar me pozitat e tyre ashtu sikur edhe ne rastin me Greqine. Megjithate, egzistojne ca diferenca kualitative ne krahasimin mes dy ceshtjeve qe duhet pasur parasysh dhe aplikuar me delikatesi dhe maturi. Se pari, ceshtja e emrit, apo akordi me Greqine, edhe pse prezantohej ekskluzivisht si ceshtje qe prek maqedonasit, megjithate prekte thelle edhe palen Shqiptare e cila per hir te interesave me te larta (te anetarisimeve) dhe moscenimit direkt te identitetit kombetar, pranoj te loz rolin e violines se dyte, moment ky qe perfaqesuesit Shqiptar asnjehere nuk morren guximin ta elaborojne para pales maqedonase. Ne kete drejtim, nuk duhet harruar se pronesia mbi perdorimin e nocionit Maqedoni per nga aspekti i lashtesise prek Shqiptaret jo me pak se vet Greket, mu fal lashtesise dhe autoktonise ne trevat e teritorit te emeruar Maqedoni. Fal ketyre fakteve historike e gjeografike, Shqiptaret nuk ishin te obliguar atehere, ashtu si qe nuk jan te obliguar sot, te pranojne emerimin e ri te Maqedonise se Veriut mu fal faktit qe Shqiptaret asnjehere nuk pervetesonin, nuk manipulonin dhe nuk abuzonin kete emer permes ekskluziviteteve historike, identirare, gjuhesore. Rrjedhimisht, eshte shkurtpamesia dhe banalitetit I perfaqesimit Shqiptar qe asnjehere nuk spjegoj – lere se te imponoj – kete aspekt te kontributit Shqiptar ne emer te solidaritetit me interesat jetike identitare maqedonase.

Per dallim nga rasti me Greqine dhe solidaritetit vullnetare (qe nuk u vleresua aq shum nga pala maqedonase), kerkesat e tanishme per solidarizim me maqedonasit kundruall bulgareve eshte tejet me delikate, me e komplikuar dhe shum-dimenzionale. Gjithsesi, eshte nevoje absolute te theksohet se ne kete kontest Shqiptaret nuk duhet asesi ti lejojne vehtes okupimin e ndonje pozite te “autoritetit moral e gjykues” qe do ishte thjesht arrogance banale, ose te aktrojne “ndermjetesuesin fisnik” e lere me ate te interpretuesit balancues, pasi qe as maqedonasit dhe as bulgaret nuk jan te rene nga qielli per te pasur nevojen e sherbimeve te tilla, sa do qe ato te ishin ne fryme pozitive dhe miqesore.

Pozita e duhur e Shqiptareve ne kete kontekst nuk mund te jet unanimisht solidare, pasi qe nje qendrim i tille nenkupton miopin emotive ne kurriz te fakteve dhe argumenteve nga te dy palet. Te jesh ekskluzivisht solidar me maqedonasit nenkupton reufuzim te argumenteve solide bulgare, ashtu si qe solidarizimi ekskluziv me palen bulgare cenon argumentet logjike te pales maqedonase. Mbeshtetja dhe aplikimi I cilit do dimension te ekuacionin “miku I mikut ose armiku I mikut ose miku I armikut” eshte mohim I kuptimit te solidaritetit dhe si I tille eshte I papranueshem per palen Shqiptare e cile duhet ta refuzon qe ne zanafille. Pavaresisht se sa kjo mund te pelqehet ose jo nga dy palet e perfshira.

Shqiptaret obligohen te respektojne realitetin e egzistences identitare-gjuhesore maqedonase, si vazhdimesi e politikes se etabluar dhe konform postulateve bazike te qendrimit Shqiptar per vetvendosje, vetidentifikim dhe liri te shprehjes se identitetit. Pala bulgare do duhet te pranon dhe respekton kete qendrim Shqiptar. Ne te njejten kohe, Shqiptaret nuk mund te refuzojne kuturu argumentet Bulgare per perndjekjen e tyre ne periudha te caktuara historike, prejardhjen e figurave historike qe hapur kan pranuar dhe theksuar prejardhjen e vet etnike bulgare, sfidat e kaluara nga etnija bulgare ne periudhen post-1945, kampanjen vulgaro-agresive te dizenjuar kunder Bulgarise dhe bulgareve etj. Pala maqedonase do duhet te pranon dhe respekton kete qendrim Shqiptar, poashtu.

Prandaj, definimi me adekuat i qendrimit qe Shqiptaret duhet pranuar dhe implementer ne kontestin maqedono-bulgar eshte ai i korektesise dhe neutralitetit pozitiv te cliruar nga paragjykimi, animi dhe berjes tifo per cilen do pale. Shqiptaret nuk kan pse te menjanojne apo harrojne dimensionin e implikimit Serb ne kete trekandesh, por kete duhet theksuar ne suaza te politikave mbreterore-shteterore dhe jo ne satanizim te kujt do per hir te kesaj apo asaj pale. Koreketesia obligon perfaqesuesit Shqiptar qe ate ta aplikojne dhe mbajne ne konsiderat fal bashkqytetareve maqedonas, jo ndaj perfaqesuesve politik e shteterore maqedonas. Korektesia poashtu obligon keta perfaqesues qe ta kene parasush kur shtrohet ceshtja e perndjekjes se pjesetareve te popullit Bulgar dhe diskriminimit te tyre ne te kaluaren dhe ne te sotmen. Cdo shmangje nga ky parim bazik I korektesise sfidon poziten e perfaqesuesve dhe kercenon futjen e panevojshme ne vorrbulin e dyshimeve, paranojave, acarimeve dhe konflikteve nga ate cilit nuk ka se cka te fitojme, pork a se cka te humbim.

Serish, qendrimi korekt, pozitiv neutral mbase nuk do vleresohet si i mjaftueshem per palen maqedonase, ndoshta edhe per palen bulgare. Por eshte megjithate emeruesi me I ulet denominativ qe nuk kercenon askend, nuk ofendon njeri dhe nuk permban kurfare elementi te intriges, aktrimit superiorist, interpretuesit manipulativ. Si I tille, eshte pozicionimi me sfidues, por njekohesisht dhe me I vlefshem dhe parimor.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

menduh thaci ali ahmeti

Menduh Thaçi: Jam i moralshëm, Ali Ahmetin e njoh moti

Maksim Dimitrievski

Maksim Dimitrievski: Nuk hyj në një Qeveri me BDI-në dhe LSDM-në

Screenshot_2024-04-26-21-33-14-432_com.facebook.katana-edit

Më 2 maj, Ali Ahmeti shpallet “Qytetar Nderi” i Tiranës

inbound7489671597751205968

Deri më 30 prill në mesnatë paraqitje e personave të sëmurë dhe të pafuqishëm për votim në zgjedhjet e 8 majit

inbound4599666683948848252

Aksident në Çair të Shkupit, përfshihet edhe një makinë e policisë

Screenshot_2024-04-26-21-39-33-008_com.miui.gallery-edit

Rijad Shaqiri për INA: Do të nxjerrim Likovën nga Zona e krizës, do të investojmë tek të rinjtë duke qeverisur me duar të pastra e pa korrupsion

zeqirija ibrahimi

Zeka: Artan Çorapelarmi pse e ndërroi derën e hyrjes së pallatit?!

1c2bae74-f99a-4f78-bbde-4a696529c956

Kasami viziton Nerashtin, Odrin, Dobroshtin, Përshefcën, Gllogjën dhe Tearcën

Mickoski kovacevski

Akuzat e Mickoskit janë të pasakta, thërrasim për dalje masive në zgjedhje” – Kovaçevski hedh poshtë mundësinë për bojkot

INFO

NA NDIQ