Protesta dhe bllokada studentore në Shkup

Iliria News Agency
Iliria News Agency

15/03/2023

Në Shku janë paralajmëruar protesta dhe bllokada studentore në shenjë pakënaqësie ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Studentët paralajmërojnë këtë herë do të dalin në çdo bulevard të kryeqytetit.

Nga organizata studentore kanë theksuar se deri tani nuk është plotësuar asnjë nga premtimet e bëra nga ministria përkatëse, përcjell INA.

Ata ankohen se ende nuk është paguar bursa për studentët, që këtë të drejtë e kanë fituar për herë të parë këtë vit, ndërsa edhe për të tjerët ka vonesa.

Po ashtu edhe pagesa për vaktin e subvencionuar është e parregullt, ndonëse paraprakisht është rënë dakord që mjetet për këtë qëllim të depozitohen në ditën e parë të muajit aktual për atë të mëparshmin.

Negociatat për ligjin e ri për ushqimin e studentëve, thonë ata, po zhvillohen në mënyrë krejtësisht jo transparente dhe nuk ka informacion zyrtar se si do të bëhet rritja prej 140 denarëve në ditë.

Ata shtojnë gjithashtu se ende nuk ka filluar edhe rikonstruimi i premtuar i konvikteve, megjithëse thonë se u është thënë se do të nisë në vitin 2023.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

lojrat kazino poker

Tetovë: I maskuar dhe me pushkë automatike ka hyrë në kazino dhe ka marrë mbi 5000 euro

mali-sharr

Gruaja nga Tetova thotë se është mashtruar gjatë blerjes së pronës në Kodër të Diellit

Klasa_zbrazet_Banka-600x347-1

Nga e hëna nxënësit në pushim pranveror në Maqedoni, mësimi rifillon më 7 maj

bilall kasami

Bilall Kasami fillon fushatën, ja ku do të jetë sot

LSDM

LSDM: VMRO dhe BDI po bëjnë lojë të rrezikshme me strukturën multietnike

zgjedhjet-maqedoni

Votat e diasporës, Siljanovska 369, Osmani 182 vota

KALOSH-CELIKU

BETEJA POLITIKE E 8 MAJIT

targa

Reagime pas shtrenjtimit të çmimit të regjistrimit të automjeteve, AMS: Çmimi i padrejtë

merko ramiz

Ramiz Merko do të ulet në bankën e të akuzuarve

INFO

NA NDIQ