Pse Dritani i solli Dritë Malit të Zi?

Picture of Ina Online
Ina Online

08/06/2023

Shkruan: Besart Hoxha

Mali i Zi voton pas disa ditësh dhe oferta elektorale është laramane: janë 15 lista. Mirëpo brenda ofertës është Dritani, e vetmja listë që ka një plan konkret dhe projekte konkrete për zhvillim.

Emri i tij është shqip dhe don të thotë Dritë. Mirëpo aq domethënës është emri i tij në historinë e Mait të Zi në dhjetë vjetët e fundit, sa dhe sllavët po i vendosin fëmijëve të tyre emrin Dritan. A ka ndodhur kjo më herët?

Madje dhe modeli i flokëve të tij është aq origjinal sa po përhapet kudo në ish Jugosllavi, me emrin Dritanka.
Dritani është modeli më i veçantë i udhëheqësit në rajon: jo konfliktual, pajtues, me profil të lartë akademik, pragmatik, ndaj Rama e quan shpesh: më i miri i krejtve.

Ja disa arsye pse ne jemi krenar për Dritanin dhe pse ne do të votojmë për Dritanin.

o Ndonëse pjesëtar i një pakice etnike, autoktone në Ulqin, ai ka arritur sukseset më të mëdha për jetën e një kombi të vogël si kombi malazez në një kohë të shkurtër.

o Dritani i ka dhënë tonin dhe ka qenë përcaktues për proceset të më rëndësishme të vendit, posacërisht ka qenë promotori dhe kontributori numër një në rotacionin e qetë politik dhe institucional, pajtimin ndërfetar, përparimin euroatlantik, forcimin e institucioneve; Madje ai e ka shndërruar në brend mënyrën e tij të bërit politikë- në Ballkan, po flitet për Dritanizacije.

• Dritan Abazoviq ka arritur të avancojë të drejtat e shqiptarëve në nivelin më të lartë, se kurrë ndonjëherë, pa dëmtuar as shumicën dhe as ndonjë popull tjetër;

• ka normalizuar marrëdhëniet me të gjithë fqinjët e Malit të Zi, (me Kosovën; me Shqipërinë, por dhe me Bosnjën e Kroacinë si dhe me Serbinë) pa treguar kurrfarë preferencialiteti, megjithë ndarjet që ekzistojnë në rajon.

• ka zgjidhur në mënyrën më të drejtë përfshirjen e Malit të Zi në konfliktin ruso ukrainas, duke përmbushur gjithë detyrimet shtetërore brenda NATO. (Mikpritje refugjatësh: ndihmë ushtarake;sanksione: etj etj)

• ka rritur rolin rregullator të shtetit në ekonomi, duke i rikhthyer shtetit porte, tragete, hekurudha, etj:

• ka kufizuar rolin e monopoleve dhe oligarkëve;

• ka denoncuar në vetë të parë në prokurori keqbërjet e institucioneve të tjera dhe oligarkëve, një precedent për gjithë Ballkanin. Dritani është denoncues politik, në prokurori, por dhe dëshmitar në gjykatë nesër- askush nuk e ka bërë këtë.

• Gjate qeverisjes se tij eshte arrestuar numri me i madh i zyrtareve te korruptuar

• Të gjitha këto janë arritur pa konflikte, pa protesta, pa demonstrime…Pa destabilitet.

• Dritan Abazoviq krijoi rrethanat për shfaqjen e një elite të re manaxheriale dhe partiake që sot është përcaktuese në jetën politike: Pa Dritanin nuk do të kishte PES, nuk do të kishte President Milatovic: nuk do të kishte shkatërrim katastrofik të DPS: pa Dritanin Millo do të ishte aty ku ka qenë.

• Dritan Abazoviq përmbush premtime. Premtimet e veta, por dhe të tjerëve. Pra është njeri i rezultateve.

• Kur te tjeret qe jane bashke mund te ndahen (Milojko Spajic nga Jakov Milatovic), Dritani bashkohet me Aleksen. Pra japin shembull emancipimi: bashkohen dy politikane qe kane rrezuar njeri tjetrin nga pushteti.

• Kurrë Mali i Zi nuk është respektuar më shumë si me Dritanin: Dritan Abazoviq është sot politikani malazez më i integruar, më i mirprituri mes gjithë të tjerëve nga njerëzit më të rëndësishëm të botës- Papa, Bajden, SHolc, Makron, Erdogan, ndonëse në një kohë të shkurtër…

• Dritan Abazoviq ka nderimet akademike dhe sociale më të mëdha nga Universitetet më me renome të botës, dicka unike për historinë e Malit të Zi, si Harvard, Kembrixh, Oksford, Kolumbia, etj.. Ai i ka bere nder Malit të Zi si dhe gjithë botës shqiptare me ato vlersime.

• Të gjitha këto suksese Dritani i ka arritur me 4 deputetë.

• Po sikur Dritani të ketë më shumë deputetë?

TË FUNDIT

Klubi shqiptar emëron trajnerin serb, reagojnë tifozët

Haga ngrit aktakuzë të re ndaj Hashim Thaçit

Ja kush e ndaloi këngën “Mora Fjalë” në stadium, flet profesori i njohur

Në janar fillon zbatimi i huasë hungareze për kompanitë

VLEN “Problemet familjare” BDI të mos i shpalosë si tensione ndëretnike

E hëna ditë jo pune për të gjithë qytetarët në Maqedoninë e Veriut

ME TE LEXUARA

1
Klubi shqiptar emëron trajnerin serb, reagojnë tifozët
1
Haga ngrit aktakuzë të re ndaj Hashim Thaçit
1
Ja kush e ndaloi këngën “Mora Fjalë” në stadium, flet profesori i njohur
1
Në janar fillon zbatimi i huasë hungareze për kompanitë
1
VLEN “Problemet familjare” BDI të mos i shpalosë si tensione ndëretnike

LEXO MË SHUMË

Klubi shqiptar emëron trajnerin serb, reagojnë tifozët

Haga ngrit aktakuzë të re ndaj Hashim Thaçit

Ja kush e ndaloi këngën “Mora Fjalë” në stadium, flet profesori i njohur

Në janar fillon zbatimi i huasë hungareze për kompanitë

VLEN “Problemet familjare” BDI të mos i shpalosë si tensione ndëretnike

E hëna ditë jo pune për të gjithë qytetarët në Maqedoninë e Veriut