Pse shtoni peshë kur ndaloni pirjen e duhanit?

Iliria News Agency
Iliria News Agency

17/03/2023

Shumë prej atyre që ndalojnë duhanin kanë frikë se do të shtojnë peshë me mendimin se tani do të fillojnë të hajnë ushqime të tjera si pasojë e mungesës së duhanit.

Çfarë i bën ata të hanë më shumë në këtë situatë?

Një studim i fundit tregoi se shkaktari mund të jetë truri ynë, i cili dëshiron të kompensojë mungesën e papritur të nikotinës në trup duke kërkuar ushqim të pashëndetshëm.

“Ne kemi hetuar nëse mungesa akute e nikotinës shkakton rritje të marrjes së ushqimit të pashëndetshëm dhe si përfshihen receptorët përgjegjës për lehtësimin e stresit”, ka thënë autori i studimit psikologu Mustafa al’Absi.

Studiuesit testuan një grup duhanpirësish dhe jo duhanpirësish mes moshës 18 dhe 75-vjeç. Të gjithëve iu tha të mos e kunsumojnë duhanin për 24 orë. Gjithashtu, disa morën 50 miligramë naltrexone, një ilaç që jepet për të trajtuar varësinë, dhe të tjerë morën një placebo.

Studiuesit thonë se kanë dhënë ilaçin për të normalizuar marrjen e kalorive të duhanpirësve me atë të jo duhanpirësve. Pjesëmarrësve më pas iu kërkua të zgjedhin ushqime që ishin të shëndetshme dhe jo të shëndetshme. Duhanpirësit, të cilët nuk e kanë marrë ilaçin e përmendur, më shpesh iu drejtohen opsioneve jo të shëndetshme, shkruan Eat This.

“Kërkimet kanë treguar se është e mundur që njerëzit të arrijnë drejt ushqimeve me kalori të lartë për të reduktuar efektet negative dhe stresin që vjen nga mungesa e nikotinës kur ndalojnë duhanin”, thotë al’Absi.

Nivelet e stresit mund të ndikojnë në dëshirën për ushqime të pasura me yndyrë dhe sheqer. Një studim tjetër tregoi se ushqimet e pashëndetshme mund të shkaktojnë çlirimin e dopaminës (hormon i lumturisë) të ngjashme me atë kur konsumojmë nikotinë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Mostbet Chicken Resmi Sitesi Mostbet Casino 202

Struga-780x439-1

Strugë/ Iu nxorën tre organe – një vezore, mitra dhe një veshkë – Nuk i shihet fundi gjyqit për lehonën Jëlldëz Veaposka

juli egla

Egla shpërthen në lot kur merr një mesazh nga nëna e saj, kjo e fundit ka një këshillë për banoren

jetmiri big brother

Jetmiri pas daljes nga BBV kërcënon produksionin: A di sa lajme do të bëjmë?

Caroline Ziadeh

Shefja e UNMIK-ut: Vazhdoj ta theksoj kërkimin e përgjegjësisë për incidentin në Banjskë

gordana siljanovska davkova

Siljanovska: “Stop” keqpëdorimit të institucioneve

policia serbe vrasje serbi

Serbi/ Bomba 1 ton e NATO-s çaktivizohet në Nish

zgjedhje maqedoni

Interesim i madh për të vëzhguar zgjedhjet e dyfishta në Maqedoni të Veriut, deri më tani rreth 1000 kërkesa për akredtim në KSHZ

policia serbe vrasje serbi

Policia serbe arreston një kosovar me pretendimet se ka kryer krime lufte

INFO

NA NDIQ