Rajonet ku jetojnë shqiptarët në RMV me më së paku mundësi punësimi

Iliria News Agency
Iliria News Agency

5 Mars, 2023

Enti Shtetëror i Statistikave ka publikuar të dhënat për vendet aktive të punës dhe ato të lira në nivel shteti për tremujorin e katërt të vitit 2022.

Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi i ka analizuar këto të dhëna nga pikëpamja rajonale:

🔶 Rajoni i Shkupit është dukshëm rajoni me më së shumti vende aktive të punës me 247.295 sosh, pasuar nga Pellagonia me 51.155 dhe Rajoni Lindor me 38.473. Rajoni Verilindor (Kumanova) është i fundit me 22.161 vende aktive pune, Pollogu (Tetova dhe Gostivari) i parafundit me 26.879, pas Rajonit Juglindor (Struga, Dibra dhe Kërçova) me 30.345.

🔶 Krahasuar me popullsinë e përgjithshme të rajoneve, Pollogu, si rajoni i dytë më i populluar në vend, qëndron më së keqi me vetëm 762 vende aktive pune për 10.000 banorë, pas Rajonit Verilindor me 1.242 dhe atij Jugperëndimor me 1.614.

🔶 Shkupi, i cili përbën 30.9% të popullsisë së përgjithshme, koncentron 50.5% të vendeve aktive të punës në nivel vendi. Pollogu, me 16.8% të popullsisë së përgjithshme, radhitet i parafundit sipas këtij kriteri me vetëm 5.5% të vendeve aktive të punës në nivel vendi. Dy rajonet tjera ku jetojnë shqiptarët radhiten krejt në fund me Pollogun, respektivisht Rajoni Juglindor me 6.2% dhe ai Verilindor me 4.5%.

✅ Sa i përket krijimit të vendeve të punës dhe zhvillimit ekonomik lokal, OECD-ja rekomandon, përveç krijimit të një kornize të qëndrueshme makroekonomike, që qeveritë të zbatojnë politika strukturore që inkurajojnë inovacionin, aftësitë dhe zhvillimin e biznesit. OECD rekomandon poashtu që të ndërtohen strategji dhe sisteme të adaptueshme ekonomike lokale dhe që të përdoren të dhënat lokale për të informuar politikëbërjen, si faktorë të rritjes së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

❌ Siç e ka dëshmuar Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi përmes studimeve tjera, politikat qeveritare që kanë ndikim direkt në krijimin e vendeve të reja të punës vazhdojnë të kenë qasje diskriminuese në baza rajonale dhe kombëtare. Kjo është e dukshme sa u përket investime kapitale, transfereve drejt nivelit lokal, orientimit të investimeve të huaja direkte apo edhe fondeve për invocacion. Përderisa nuk ka një ndërrim kahje nga lart, krijimi i vendeve të reja të punës në rajonet ku jetojnë shqiptarët do të vazhdojë të qëndrojë mbrapa krahasuar me rajonet tjera të vendit. Rrjedhimisht, shqiptarët, të cilët përbëjnë 2/3 e popullatës tanimë të larguar nga vendi, do të vazhdojnë të largohen në masë drejt perëndimit në kërkim të një jete më të mirë.

https://www.facebook.com/InstitutiArbenXhaferi/posts/700083361828051

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Antikorrupsioni_14-1536x1024-1

Korrupsioni “lulëzon” edhe në arsimin e lartë

ujesjellesi shkup

ESHR: “Ujësjellësi” i Shkupit ka humbje të ujit prej 60 për qind dhe detyrime të papaguara ndaj Buxhetit prej 3 milionë euro

27-prilli-1

Agjenti serb: 27 prill 2017 – tentativë grushteti nga shërbimet ruse?!

IMG_1426

Zejdi a po i bashkohet “Grupit të Zjarrit”?!

Pendarovski_1-e1684838937806-780x470

“Mbështetje nga Belgjika për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut”

aksident-0709_1499620248-3603660-6h4bgp6vc422kusgfuaa6rmw2idx5wdy165h195dkjc

Vetura godet për vdekje gruan e moshuar nga Shkupi

AFDD87EE-5A9B-453E-8D05-06407B1FAB35

Pendarovski-De Croo: Mbështetje nga Belgjika për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

sperkatje-mushkonja 1

Në Shkup do të bëhet dezinsektim tokësor kundër mushkonjave

shkolla-nxenes-klasa

MASH dhe UNICEF me punëtori për përforcimin e kompetencave të bashkëpunëtorëve profesional në shkolla

INFO

NA NDIQ