Reagim nga OEMVP; Kërcënohet me jetë afaristi Lirim Mersimi nga Manastiri

INA
INA

25 Maj, 2023

Më datë 24 Maj 2023 e Mërkurë – Manastir, është kërcënuar me jetë afaristi Lirim Mersimi njëherit edhe anëtar i Këshillit Drejtues të OEMVP-së, në momentin kur personi në fjalë ka dashur të shfrytëzoj tokën ngjitur me fabrikën e tij, e cila ligjërisht i takon sepse në përputhshmëri me ligjin dhe të gjitha procedurat e parapara, e ka marrë në koncesion.

Dhuna, krimi i organizuar, konkurrenca jo lojale dhe shpërfillja e ligjit, nuk duhet ta karakterizojnë vendin tonë sepse këto i japin pasiguri qytetarëve dhe bizneseve se ata janë të pa mbrojtur por edhe krijojnë përshtypjen se institucionet nuk po e kryejnë funksionin dhe detyrimin e tyre ndaj shoqërisë në përgjithësi.

Këto faktorë janë edhe matësit kryesorë të sundimit të ligjit në vend por edhe përcaktues të ardhmërisë ekonomike duke i vënë në pah të gjitha predispozitat reale të të bërit biznes. Është e pakuptimtë, një investitori serioz i cili me procedurë të rregullt merr tokën në koncesion, të mos i lejohet realizimi i projekteve të tija, e sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, ai të kërcënohet edhe me jetë, ndërsa institucionet të mos ndërmarrin masat përkatëse.

OEMVP dënon ashpër këtë krim, dhe u bën thirrje institucioneve sa më parë të reagojnë në mënyrë adekuate dhe autorët të dalin para drejtësisë, me qëllim që të dëshmohet se në këtë vend ligji dhe e drejta sundojnë.

Gjithashtu, kërkojmë nga të gjitha Mediat në vend, si partnerë të fuqishëm të qytetarëve dhe interesit të vendit, të alarmojnë mbi këtë rast dhe të gjitha rastet e ngjashme të cilat po i vendosin njolla vendit tonë dhe po cenojnë lirinë e cila i takon çdo njeriu në shtetin e së drejtës dhe në një vend demokratik.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, do ta mbrojë biznesin dhe klimën afariste në vend, edhe përskaj të gjitha pengesave dhe jo-kushteve të cilat janë prezente, me të vetmin qëllim, për të përmirësuar të ardhmen socio-ekonomike të vendit.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-06-03-18-00-33-680-edit_com.android.chrome

Sveçla: Përpjekjet për destabilizimin e Kosovës nuk kalojnë, Serbia e Rusia nuk kalojnë

IMG_1833

Doli i veshur me bluzë të NATO-s, Gashi reagon ndaj Haradinajt – e kritikon ashpër në këtë pjesë

messi

Messi njofton largimin e tij nga PSG

IMG_1832

Shqiptarja 46-vjeçare bën namin, vjedh 3 milionë euro

ahmeti grubi

Vizita tek babai i Hashim Thaçit në Brojë, Limani akuza Ahmetit dhe Grubit

auto_shkolla_klasa_derrasa_e_zeze_shkumesi1525601470-780x439-1

Në Strugë gjithnjë e më pak filloristë, këtë vit janë regjistruar 77 fëmijë më pak

erdogan

Erdogan betohet si president edhe për një mandat pesëvjeçar

borell

BE-ja: Zgjedhjet e reja në veri të mbahen sa më shpejt – dështimi për shtensionim do të ketë pasoja

FB_IMG_1685796897237

Kasami e mirëpret ish-presidentin Bamir Topi

INFO

NA NDIQ