Ilir Meta: VMRO është kundër “Ballkanit të Hapur”, nuk është ajo VMRO-ja e torollakut Mijallkov

Picture of ina-online
ina-online

06/05/2024

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur sonte në nje emision televiziv edhe për zgjedhjet në Maqedonië e Veriut, duke thënë se e ka përkahur VMRO-DPMNE-në e Hristijan Mickoskit, sepse është kundër Ballkanit të Hapur.

“Unë kam mbajtur një pozicion të qartë simpatizues për VMRO-në. Dhe pse? Sepse VMRO-ja është kundër “Ballkanit të Hapur”, kurse ky projekt është kundër interesave tona, për ne ekziston vetëm procesi i Berlinit dhe integrimi europian” – ka theksuar Meta.

Ish president i Shqipërisë dhe kryetar i Partisë Liria, ka deklaruar se kjo VMRO-DPMNE, do e çoj përpara Maqedoninë edhe më shumë.

“Maqedonia kur e mori Gruevski ishte e 94 në Botë sa i përket ekonomisë dhe investimeve “Doing Bussines” për një kohë të shkurtër vajti e 10-ta në Botë dhe e 5-ta në Evropë. E 5-ta në Evropë pas Filandës, Suedisë, Danimarkës, Holandës. Maqedonia sot eksporton mbi 1 milon qingja në Evropë ne në Shqipëri kemi 1 milon e 150 mijë qingja e dhi ata vetëm në BE eksportojnë 1 milon. Një vend më i vogël se ne sepse ai e nisi me 10 milon euro programin për të mbështetur bujqësinë dhe e ngriti deri në 200 milon euro, ndërsa tani këta të LSDM-së e kanë ulur 100 milon euro dmth e kanë përgjysmuar”, deklaroi Meta

Meta ka theksuar se tani do të vijnë prap këta të VMRO dhe do ta çojnë edhe më mirë se që ka qenë në të kaluar sepse ata kanë marrë mësime.

Gruevski është politikani më i suksesëshëm në Balkan për sa i takon zhvillimit ekonomik dhe nxitjeve të investimeve të huaja. (Bëri një gabim tragjik që vuri një kusheririnë e vet torollak që bënte pazarllëqet e veta dhe budallallaqët që u vranë 14 veta në Kumanovë dhe pësuan gjithë arritjet e tij.) Unë nuk mund të ja fal Gruevskit që ka ikur nga Maqedonia. Kam komunikim me të për konsultim të librave që ai shkruan atje,ai ka arsyet e veta që ka ikur. Po të kisha pasur mundësi ta ndihmoja i kisha thënë: Ti je Kryeministër dhe duhet të përballesh me çdo sfidë”, theksoi Meta.

Ai shtoi se VMRO ka ndryshuar shumë nuk është siç ka qenë pasi që tani pjesë të partisë nuk e kanë Mihajllkovin.

TË FUNDIT
1 orë
Hiseni zgjidhet zëdhënës i LD-së, Mexhiti: Anëtarët e Këshillit Themelues më autorizuan që të vazhdojmë me bisedimet për qeverinë e re
1 orë
Veseli: 55 biznesmenë turq të interesuar për investime në Maqedoni, së shpejti në vizitë
3 orë
Më 23 maj Siljanovska Davkova do ta realizojë vizitën e parë jashtë vendit
3 orë
Maqedoni e Veriut, më 22 maj rivotime në disa qendra votimi
15 orë
Taravari: Shqiptarët do të kenë kryeparlamentarin e gjashtë ministri (VIDEO)

ME TE LEXUARA

19 orë
Kurti priti krerët e koalicionit VLEN, i uroi për fitoren dhe rezultatin zgjedhor
18 orë
Gashi për bisedimet me VMRO-në për qeveri: Bukur mirë, në rrugë të mbarë
2 ditë
Rivotim në Zhelinë, Gjykata vendosi, VLEN: Drejtësia fitoi
17 orë
VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin, i bëjmë thirrje të bëhet opozitë konstruktive
1 ditë
Paradite mot me diell dhe i ngrohtë, pasdite në disa pjesë të Maqedonisë së Veriut pritet shi dhe bubullima
15 orë
Salihu mbështetje nga bashkëatdhetarët në Padova
1 ditë
Zyrtari i policisë së Maqedonisë kapet duke marrë 12 mijë euro ryshfet

LEXO MË SHUMË

izet mexhiti

Hiseni zgjidhet zëdhënës i LD-së, Mexhiti: Anëtarët e Këshillit Themelues më autorizuan që të vazhdojmë me bisedimet për qeverinë e re

IMG_2216

Veseli: 55 biznesmenë turq të interesuar për investime në Maqedoni, së shpejti në vizitë

gordana siljanovska

Më 23 maj Siljanovska Davkova do ta realizojë vizitën e parë jashtë vendit

kuti votimi zgjedhje

Maqedoni e Veriut, më 22 maj rivotime në disa qendra votimi

Arben Taravari

Taravari: Shqiptarët do të kenë kryeparlamentarin e gjashtë ministri (VIDEO)

IMG_2207

Salihu mbështetje nga bashkëatdhetarët në Padova

vlen gashi kasami mexhiti taravari

VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin, i bëjmë thirrje të bëhet opozitë konstruktive

Screenshot-31

Gashi për bisedimet me VMRO-në për qeveri: Bukur mirë, në rrugë të mbarë

IMG_2195

Kurti priti krerët e koalicionit VLEN, i uroi për fitoren dhe rezultatin zgjedhor

INFO

NA NDIQ