RMV, qytetarët mund t’i dorëzojnë kërkesat për nënshtetësi, pasaportë dhe letërnjoftim në formë elektronike

Picture of designer@fetishimedia.ch

25/01/2023

Prej këtij viti, kërkesat për dokumentet personale qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund t’i dorëzojnë edhe në formë elektronike, nëpërmjet portalit nacional për shërbime elektronike.
https://uslugi.gov.mk/

“Qytetarët mund të dorëzojnë kërkesa për lëshimin e letërnjoftimit dhe pasaportës duke i përdorur mjetet për identifikim elektronik nëpërmjet portalit nacional për shërbime elektronike në pajtueshmëri me dispozitat nga fusha e udhëheqjes elektronike dhe shërbimet elektronike”, thonë për Portalb.mk nga MPB.

Për t’i shfrytëzuar këto shërbime, duhet që të hapet profil në portalin nacional. Procedura e hapjes së profilimit shpjegohet në videon e publikuar nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës:

https://www.facebook.com/mioa.gov.mk/videos/9500369389988517/?t=0

Sipas asaj që pamë, ueb-faqja dhe formularët nuk janë tërësisht në gjuhën shqipe, por disa pjesë janë edhe në maqedonisht edhe në shqip.

Dorëzimi i kërkesës për dhënien e letërnjoftimit dhe pasaportës është mundësuar në pajtueshmëri me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Dokumente Udhëtuese, Ligjit për Emër personal dhe Ligjit për Paraqitje të Vendbanimit dhe Vendqëndrimit.

Digjitalizimi i këtyre shërbimeve do ta lehtësojë ndjeshëm procedurën e aplikimit për marrjen e dokumenteve personale duke i mënjanuar mbushjet e formularëve me prani fizike. Megjithatë, fotografimi dhe marrja e dokumentit do të vazhdojë të jetë në formën tradicionale me prani fizike, gjegjësisht identifikim personal.

Ndryshe, në buxhetin për vitin 2023 të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës janë parashikuar mjete për digjitalizim të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset në vlerë prej 154.795.000 denarë, apo 38 milionë denarë më shumë se vitin e kaluar.

Maqedonia e Veriut ka rrugë të gjatë përpara saj për sa i përket transformimit digjital. Ndonëse vendi ka bërë reforma në këtë drejtim, megjithatë ka ende shumë punë për t’u bërë. Kjo është konstatuar edhe në Raportin e fundit për vitin 2022 mbi progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj të integrimit evropian. Raporti thekson mangësitë ku vendi duhet të punojë si dhe pikat ku vendi ka bërë përparim.

TË FUNDIT

Muriqi shënoi, por Mallorca pëson humbje të thellë kundër Barcës

Rrahmani kthen shkëlqimin, gol e asistim në fitoren e Sparta Pragës

Humbje katastrofale për Serbinë, Kosovarja nuk ka të ndalur

Marsh protestues për ndotjen

S’mjaftoi fitorja në tavolinë! Skandali me Kosovën, Rumania dërgon UEFA-n në CAS

Edhe pse me tribunë të zbrazët, Shkupi fitoi Strugën në Çair

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË