Roma feston fitoren ndaj Milanit me legjendën e Interit

Picture of INA
INA

13/04/2024

Roma po përdor fitoren në çerekfinalen e Ligës së Evropës ndaj Milanit si një mundësi për të bërë pushim dhe për të festuar në restorantin e legjendës së Interit, Javier Zanetti.

Romakët triumfuan me rezultatin 0:1 në “San Siro” të enjten mbrëma, transmeton Gazeta Express.Kjo ishte vetëm ndeshja e parë dhe gjithçka do të vendoset në “Olimpico” të enjten e ardhshme.

Para kësaj, ata do të jenë në aksion të dielën në Serie A me ndeshjen në udhëtim ndaj Udineses, kështu që trajneri i Romës, Daniele De Rossi, vendosi të mos kthehen në kryeqytet fare, kurse drejt Udines do të udhëtojnë të shtunën.

Ekipi i Romës qëndroi në Milano dhe të premten u stërvitën në ambientet e klubit të Monzas dhe do të qëndrojnë në një hotel milanez deri në nisjen për në Udine të shtunën.

Gjatë kësaj kohe pushimi, “Corriere dello Sport” shkroi se De Rossi gjithashtu do të marrë të gjithë skuadrën jashtë për një darkë festive.

Ai nuk ka zgjedhur vetëm ndonjë restorant, por “El Patio del Gaucho”, vendi në pronësi të ish-legjendës së Interit – dhe nënpresidentit aktual të klubit – Javier Zanetti.

Mbase ky mund të konsiderohet edhe si vendi më i mirë në Milano për të festuar një fitore ndaj “Rossonerëve”.

TË FUNDIT
8 orë
"Mia san mia", lajtmotivi që frymëzon Bayernin për të fituar me çdo kusht…
8 orë
32 trofe në 13 vite, si PSG u transformua në epokën “Al-Khelaifi”
8 orë
“Kam kujtime të hidhura nga Bayern”, Ancelotti: Penalltitë ndaj Cityt i pashë në përsëritje!
8 orë
Rikthehet Liga e Kampionëve, Bayern përballë Real Madridit
8 orë
Pengu më i madh i karrierës së Robert Lewandowskit

ME TE LEXUARA

8 orë
32 trofe në 13 vite, si PSG u transformua në epokën “Al-Khelaifi”
8 orë
"Mia san mia", lajtmotivi që frymëzon Bayernin për të fituar me çdo kusht…
1 ditë
De Rosi: Duhet të gjejmë sërish forcën tonë gjatë ditës së enjte
1 ditë
Thellohet përçarja në mes Jurgen Klopit dhe Mohamed Sallahut
1 ditë
Silvinjo i kënaqur, Manaj dhe Uzuni numërojnë 29 gola së bashku
1 ditë
Vedat Muriqi siguron një pikë të madhe për Majorkën

LEXO MË SHUMË

bayern bajern mynih minhen

“Mia san mia”, lajtmotivi që frymëzon Bayernin për të fituar me çdo kusht…

paris saint germen psg

32 trofe në 13 vite, si PSG u transformua në epokën “Al-Khelaifi”

anceloti

“Kam kujtime të hidhura nga Bayern”, Ancelotti: Penalltitë ndaj Cityt i pashë në përsëritje!

Champions-League-draw-latest-odds-1010038

Rikthehet Liga e Kampionëve, Bayern përballë Real Madridit

Lewandovski levandovski

Pengu më i madh i karrierës së Robert Lewandowskit

vedat-muriqi

Vedat Muriqi siguron një pikë të madhe për Majorkën

sylvinjo silvinjo

Silvinjo i kënaqur, Manaj dhe Uzuni numërojnë 29 gola së bashku

Jurgen Klopp

Thellohet përçarja në mes Jurgen Klopit dhe Mohamed Sallahut

Roma-1

De Rosi: Duhet të gjejmë sërish forcën tonë gjatë ditës së enjte

INFO

NA NDIQ