Së paku 6 të vrarë në një shkollë në Beograd, mes tyre fëmijë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

3 Maj, 2023

Së paku 6 persona, mes tyre disa nxënës, një mësues dhe një roje, janë vrarë sot në shkollën “Vladislav Ribnikar” në lagjen Vraçar të Beogradit, raportoi pak më parë portali serb Nova.rs.

Vrasja është kryer nga një 14-vjeçar dhe sipas informacioneve të kësaj media, ai ka hyrë me armë në një klasë ku po zhvillohej ora e historisë dhe ka hapur zjarr ndaj nxënësve, pasi fillimisht ka qëlluar për vdekje mësuesin.

Tre fëmijë janë shtruar në Klinikën Universitare të Fëmijëve në kryeqytetin e Serbisë, dy prej të cilëve janë në gjendje stabile, por një fëmijë është ende në gjendje kritike, transmeton portali Nova.

Jozyrtarisht janë mbi 10 nxënës të plagosur me armë zjarri, të cilët janë dërguar në Qendrën Emergjente.

Viktima e parë e sulmit ishte roja e shkollës, i identifikuar si Dragan, i cili vdiq nga plagët e marra pak pasi u qëllua.

Para shkollës “Vladislav Ribnikar” janë dërguar disa automjete të emergjencës në përpjekje për t’u ndihmuar fëmijëve të plagosur.

Pas kryerjes së krimit, 14-vjeçari, gjithashtu nxënës i shkollës, u largua me vrap por u arrestua menjëherë nga policia.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

supermarketet-800x445

Qytetarët kritika Qeverisë: Ngrirja dhe shkrirja e çmimeve nuk dha rezultate

02062023_PVRSM_Ageler_Sredba_1

Kovaçevski – Ageler: Maqedonia e Veriut, pas anëtarësimit në NATO, duhet të bëhet anëtare e BE-së

ramush haradinaj

Haradinaj: Ta shkarkojmë Qeverinë, Kurti po i sjellë pasoja të mëdha Kosovës, po e poshtëron çdo vlerë të shqiptarëve

kurti-1

Kurti: Sulmi në veri i parapërgatitur, Beogradi është autor

auto_kurti_kuvend_recipr1632219434-600x360-1

Kurti: Besoj thellësisht në miqësinë e përhershme të ShBA’së dhe BE’së, por qasja ndaj Kosovës dhe Serbisë s’mund të jetë e njëjtë

talat-1-804x380-1

Kryeparlamentari Xhaferi në Vilnus flet para homologëve të tij nga vendet anëtare të NATO

dimitar kovacevski

Kovaçevski kërkoi nga Shaqiri edhe njëherë të shqyrtohen reformat e propozuara në arsim

daniel fried

Fried: Ngjarjet e fundit i kanë rrënjët në Serbi

mickoski-kovacevski

Takimi i liderëve, me kushte dhe kushtëzime

INFO

NA NDIQ