Arrestohet mërgimtari në Serbi vetëm pse mbante flamurin kuq e zi

INA
INA

01/06/2023

Rrahim Musliu, njëqytetar i Kosovës që po jetonte në Gjermani është arrestuar në Serbi. Ai është arrestuar pasi përpara veturës së tij e kishte të vendosur flamurin kuq e zi, përcjell Bota Sot.

Kjo ndodhi derisa Musliu së bashku me gruan e tij po udhëtonin drejt Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i degës së PDK-së në Kiel të Gjermanisë, Ndue Gjini derisa ka dhënë detaje mbi rastin.

“Rrahim Musliu është një mërgimtar si në kohën e ish-Jugosllavisë me ikje prej luftës në Gjermani, është një punëtor i thjeshtë, njeri familjar dhe gruaja e tij është gjermane, specialiste e zemrës në spital gjerman”.

Mërgimtari Musliu nuk ishte menjëherë në kufi, bazuar në informatat e Gjinit ai u arrestua sikur të ishte një kriminel, nga policë të maskuar të cilit iu kishin futur në hotelin ku e kishin vendosur vet.

“Përpara makinës së tij ka qenë i ngjitur flamuri kuq e zi ku Rrahim Musliu gjithmonë e ka deshtë dhe e do flamurin kuq e zi dhe në qoftë se Serbisë nuk i ka pëlqy kjo, është dashtë në kufirin e Serbisë, je i ndaluar nuk guxon në shtetin tonë me hy kështu, por jo me fut në shtet brenda dhe me arrestu”, ka shpjeguar Gjini.

“Në ditën e arrestimit (24 maj) i kanë qu në polici, pastaj i kanë liru ua kanë marrë pasaportat dhe ia kanë gjetë hotelin dhe i kanë thënë nesër keni me u lajmru në polici – çka bëjnë ata, të nesërmen i shkojnë me specialsa me maska edhe e kapin Rrahim Musliu”, potencoi ai.

Siç konfirmon kryetari i PDK-së në Kiel të Gjermanisë mërgimtari nuk ka shtetësi gjermane teksa ka pak kohë që për arrestimin e tij është informuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë.

“Ai ka vizë gjermane, por jo shtetësi gjermane. MPJD është informuar duke thënë se nuk dinë detaje por që do të interesohen”.

Gjini shtoi se janë në kontakt me avokatë serbë të cilët i kanë angazhuar për rastin e tij dhe presin që ai të lirohet.

“Ne jemi tash në kontakt me avokatë serbë, dhe kam bisedu me njerëz në gjykata dhe u kam kërkuar që ta lirojnë njeriun se nuk kapet në këtë mënyrë”, tha ai.

Rrahim Musliu është një qytetar i thjeshtë i Kosovës që vije nga Komuna e Mitrovicës, siç konfirmoi edhe Gjini ai nuk ka qenë pjesë e UÇK-së.

Gazeta tashmë ka përcjellur pyetjet në MPJD për të kuptuar nëse kanë arritur të sigurojnë detaje për rastin e të njëjtit./Bota Sot

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Maksim Dimitrievski

Maksim Dimitrievski: Nuk hyj në një Qeveri me BDI-në dhe LSDM-në

Screenshot_2024-04-26-21-33-14-432_com.facebook.katana-edit

Më 2 maj, Ali Ahmeti shpallet “Qytetar Nderi” i Tiranës

inbound7489671597751205968

Deri më 30 prill në mesnatë paraqitje e personave të sëmurë dhe të pafuqishëm për votim në zgjedhjet e 8 majit

inbound4599666683948848252

Aksident në Çair të Shkupit, përfshihet edhe një makinë e policisë

Screenshot_2024-04-26-21-39-33-008_com.miui.gallery-edit

Rijad Shaqiri për INA: Do të nxjerrim Likovën nga Zona e krizës, do të investojmë tek të rinjtë duke qeverisur me duar të pastra e pa korrupsion

zeqirija ibrahimi

Zeka: Artan Çorapelarmi pse e ndërroi derën e hyrjes së pallatit?!

1c2bae74-f99a-4f78-bbde-4a696529c956

Kasami viziton Nerashtin, Odrin, Dobroshtin, Përshefcën, Gllogjën dhe Tearcën

Mickoski kovacevski

Akuzat e Mickoskit janë të pasakta, thërrasim për dalje masive në zgjedhje” – Kovaçevski hedh poshtë mundësinë për bojkot

Zgjedhje votime vota Maqedoni

Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie

INFO

NA NDIQ