S`është lehtë me qenë shqiptar në Manastir

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

23/03/2023

Fërgim Demiri/INA

Shqiptarët sot në qytetin e Alfabetit kanë mbetur të mjerë dhe të përçarë mes veti. Ata janë të përbuzur nga pushteti lokal, nga institucionet qendrore qeveritare, të cilët dekada të tëra ndjekin trendin e vajtje-ardhjeve zyrtare për prerjen e ndonjë shiriti dhe menjëherë ikin drejt Shkupit a Tetovës.

Edhe pse vetëm mbi 4 mijë shqiptarë apo 4 për qind që sot rrojnë në Manastir, ata vuajnë nga ndjenja e unitetit, janë përçarë deri në palcë dhe kjo u bë pikërisht nga politika ditore. Një nga shtyllat kyçe të shqiptarëve në këtë kryeqendër të dikurshme, pra arsimi, është në gjendje të mjerueshme.

Kanë mbetur edhe disa paralele me mësim në gjuhën shqipe, dhe gjysmat e lëndëve po ligjërohen nga arsimtarë maqedonas, edhe pse ka të tillë të diplomuar në mesin e shqiptarëve këtu.

Me decentralizimin, kompetencat në këtë sferë i takuan pushtetit lokal, e atje s’kemi askënd që t’i mbroj interesat e nxënësve shqiptar. Ka edhe disa paralele me mësim në gjuhën Shqipe edhe në fshatin Këshavë, por edhe atje ka gjasa të mbetet shkolla pa nxënës nga migrimi për në mërgim, Australi, Kanada, SHBA, e gjetkë.

Në mandatin e kaluar ishte një shqiptarë i vetëm në këshillin e qytetit, mirëpo edhe ai sikur mos të ishte. Përçarja jonë na kushtoi rëndë në zgjedhjet e fundit lokale, kur nga tre listat e partive politike, të gjithë dolëm humbës, sepse nuk u humb e drejta e përfaqësimit në këshillin komunal, ngase nuk fitoi asnjë parti politike.

Edhe në këtë përçarje, si zakonisht tjetri përfiton. Përçarja i kushtoi shumë kësaj toke, duke shuar dalngadal gjithçka që kishte një vlerë dhe që i kishte hije shqiptarëve të çmuar manastiras. Pas disa viteve funksionimi, Shoqëria Kulturo-Artistike “Bashkimi” e themeluar pas vitit 1990, me ndërhyrjen e partive politike, rreth vitit 1997 pushoi së ekzistuari. Edhe pas këtij dështimi, u ngrit nisma për themelimin e shoqatës për kulturë “Kongresi i Bashkimit”, që ruan vlerat e klubit legjendar të “Bashkimit”, si vatër e shtetëformësisë dhe vlerave kombëtar e letrare shqiptare.

Por, edhe përkundër këtyre aktiviteteve vullnetare dhe me shumë sfida, gjeneratat e reja po vijojnë akoma të shohin si shpëtim vetëm braktisjen e tokës së tyre, përderisa nuk i kthen askush sytë nga jugu. Duke parë këtë situatë, po shkojmë drejt faktit se një ditë do të mbeten vetëm kujtimet e historisë së bukur dhe të bujshme të kësaj kryeqendre shqiptare, që dikur planifikohej të jetë edhe kryeqyteti i Shqiptarisë.

Shqiptarët e Manastirit as sot e kësaj dite nuk janë të përfaqësuar ashtu si duhet, as në administratën shtetërore këtu në Manastir, e as në administratën e komunës, pra në pushtetin lokal. U bënë ca lëvizje minore duke filluar nga koha e PPD-ës e deri tani, por megjithatë akoma shifrat janë mbi minimalen.

Përfaqësimi i shqiptarëve nëpër institucionet gjegjëse nuk arin numrin as në 0,2 për qind të numrit ekzistues të shqiptarëve në komunën e Manastirit, kurse në administratën e pushtetit lokal shqiptarët janë të përfaqësuar me 0,02 për qind. Shqiptarët në Manastir, jo vetëm që kanë zhvilluar një përparim ekonomik dhe tregtarë, por ata kanë zhvilluar dhe një pozitë tepër të rëndësishme kulturore, historike dhe arsimore.

Qyteti që dha më shumë për lëvizjen kombëtare, sot në harresë

ثshtë fakt i pamohuar se territori i Pellagonisë së sotme ka qen një vatër e banuar me popullatë iliroshqiptare. Aty ka jetuar fisi Ilir i Pellazgëve. Këtë fakt e dëshmojnë shumë vendbanime dhe dëshmi historike që sot janë future në xhepin e dikujt, të harresës.

Manastiri si vendbanim, nuk qëndron nga koha e re historike, por ai njihet si vendbanim me emra të tjerë.

Më konkretisht njihet qysh në kohërat ilire, si një vendbanim me një emër tjetër që i ka takuar një fisi të vjetët Ilir (Linkestëve), dhe prandaj është quajtur dhe Herakleja Linkestis, që do të thotë Herakleja e Linkestëve.

Manastiri si vendbanim ka filluar që të formohej që me ardhjen e Osmanlinjëve në këto anë. Aty, Sulltani ka patur bazat e mëdha ushtarake nga ku ushtritë osmane janë përgatitur për të pushtuar territore të tjera për tu zgjeruar mëtej.

Një ndër rrolet për ngritjen e tije ne vendbanim, ka patur dhe Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, shkaku i të cilit ushtritë turke kanë qenë të detyruara që të stacionoheshin këtu, sepse ushtria e Skënderbeut ishte shumë afër këtij vendi.

Konkretisht, Manastiri si vendbanim formohet dhe zhvillohet në shekullin e 15-të kur fillon dhe ndërtimi i infrastrukturës të qytetit si të xhamive, kazermave ushtarake dhe banjove, apo hamameve siا njihen në popull. Më vonë aty nga shekulli i 18 dhe 19, Manastiri shndërrohet në një kryeqendër gravituese e Vilajetit të Manastirit, i cili ka përfshirë një sipërfaqe prej 22 000 Kilometra katrorë, ku shtriheshin deri në Elbasan. Aty kanë hyrë dhe territore të tjera deri afër Janinës dhe më gjerë. Manastiri si vend strategjik, nuk ka qenë i pushtuar jo vetëm nga osmanlinjtë, por dhe nga mbretëri e pushtete të tjera si: nga Perandoria e Nikesë, Perandoria Bizantine, Perandoria Bullgare e mbretit Asen, dhe nga shteti i Car Dushanit.(INA)

ribotim i tekstit të botuar në shkurt 2010

 

 

(Vijon ditën e nesërme: Sa ishin shqiptarët dikur në Manastir, si shqiptarët dominonin në ekonomi dhe kulturë, si u zhvillua eksodi dhe u zhdukën vlerat arsimore dhe kulturore, etj)

TË FUNDIT
11 minuta
Kallëzim penal ndaj një ish-kryetari të Shkupit, ka keqpërdorur detyrën zyrtare
18 minuta
Bajrami thotë se Fronti Europian nuk heq dorë: Do ta mbajmë tubimin më 6 maj në Tetovë!
46 minuta
Kërkesë e kohës që VLEN të jetë pjesë e Qeverisë por jo pa kushte
2 orë
Afati për regjistrimin e personave të sëmurë skadon pas mesnate
3 orë
Ahmeti ka kërkuar që të mos përsëritet gabimi i vitit 2006

ME TE LEXUARA

46 minuta
Kërkesë e kohës që VLEN të jetë pjesë e Qeverisë por jo pa kushte
22 orë
Ulen çmimet e derivateve të naftës
12 orë
KSHZ-ja nuk pranon ankesat për votimin në Likovë
18 minuta
Bajrami thotë se Fronti Europian nuk heq dorë: Do ta mbajmë tubimin më 6 maj në Tetovë!
20 orë
Osmani: Mickoski nuk vendos se kush do të jetë përfaqësues i shqiptarëve
11 orë
Pendarovski nga Zhelina: Njëri opsion është Maqedonia pa konflikte ndëretnike, tjetri është rrezik për ndarje dhe tensione
11 minuta
Kallëzim penal ndaj një ish-kryetari të Shkupit, ka keqpërdorur detyrën zyrtare
20 orë
Kasami: Tetova e di mirë çfarë prapambetje e ka lënë BDI-ja
11 orë
Mickoski: Me VLEN nuk është biseduar për ndryshimet kushtetuese, s'ka kushte, por kemi qëndrimin tonë

LEXO MË SHUMË

polici

Kallëzim penal ndaj një ish-kryetari të Shkupit, ka keqpërdorur detyrën zyrtare

naim bajrami

Bajrami thotë se Fronti Europian nuk heq dorë: Do ta mbajmë tubimin më 6 maj në Tetovë!

vlen gashi kasami mexhiti taravari

Kërkesë e kohës që VLEN të jetë pjesë e Qeverisë por jo pa kushte

lista zgjedhore

Afati për regjistrimin e personave të sëmurë skadon pas mesnate

ali ahmeti

Ahmeti ka kërkuar që të mos përsëritet gabimi i vitit 2006

Moti_26-780x470-1

Mot me diell dhe ngrohtë, deri 27 gradë

mali-i-zi

Ky shtet ballkanik së shpejti aplikoj vetëm 7 orë punë në ditë

gjermani jeta

Planifikoni të shpërnguleni në Gjermani, ja sa kohë ju shkon duke kërkuar banesë

FB_IMG_1714437329708

Shaqiri: Ndryshimi më 8 maj do tě vjen nga çerdhja e Shqiponjave

INFO

NA NDIQ