Sheqerinska: Duhet të kuptojmë edhe ata që i thonë jo ndryshimeve kushtetuese

INA
INA

05/06/2023

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, në debatin “Fronti Evropian”, organizuar me rastin e përvjetorit të BDI-së në pushtet tha se shumë nga ata që mbështesin tezën e ndryshimeve kushtetuese duhet të kuptojnë edhe ata qytetarë që thonë jo

“Teza se nuk ka alternativë, për mendimin tim nuk funksionon. Shumë nga ata që mbështesin tezën e ndryshimeve kushtetuese duhet të kuptojnë edhe ata qytetarë që thonë jo. Ata janë kryesisht maqedonas, por ky numër nuk është për t’u nënvlerësuar.

Shumica e njerëzve që janë kundër ndryshimeve kushtetuese nuk janë kundër BE-së. Nuk kemi nevojë t’i bindim se BE-ja është e rëndësishme, disa dinë më shumë se ne. Kjo rezistencë nuk vjen nga rezistenca kundër BE-së, por nga frika se ky nuk është fundi. Dhe kjo frikë nuk është joreale. Kanë frikë se pas kësaj do të ketë kërkesa të reja”.

Sipas saj, lufta në Ukrainë ka ndryshuar hartën gjeopolitike për zgjerimin e BE-së, ndaj edhe pse zgjedh të jetë optimiste, beson se është shumë më e vështirë për shtetet e vogla që duhet të dinë të lexojnë hartën gjeopolitike.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Mickoski kovacevski

Akuzat e Mickoskit janë të pasakta, thërrasim për dalje masive në zgjedhje” – Kovaçevski hedh poshtë mundësinë për bojkot

Zgjedhje votime vota Maqedoni

Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie

Kreshnik Bekteshi

Bekteshi me kërkesë: Taravari, Mexhiti dhe Kasami ta mbajnë fjalën, të dorëhiqen!

rafissss

Rafis Haliti: Elitat politike shqiptare të mendohen mirë a do të notojnë në oqeanin e trazuar të Siljanovskës dhe Mickoskit!

vlen gashi kasami mexhiti taravari

Plani i VLEN, çfarë po përgatitet?!

inbound5664300465053651565

Veprim i ulët, përgjigjen do ta marrë nga shqiptarët më 8 maj” – Kasami i kundërpërgjigjet Grubit për “valixhen

inbound2809497322865882318

Mariçiq: Më 8 maj do të kemi një LSDM të fuqishme, e cila do t’i kundërshtohet frymës nacionaliste që na kërcënohet

micko

Mickoski: LSDM po qëndron para derës në Reçicë për vota, por poulli është më i fortë se njerëzit e regjimit artanoid

artan grubi

Grubi: Na votoni, s’guxojmë të lejojmë izolim dhe paperspektivë

INFO

NA NDIQ