Trafikantët nga Shkupi si e kishin fshehur drogën në kamionin me banane

Picture of INA
INA

11/05/2023

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar sot se është shkatërruar një grup i organizuar kriminal ndërkombëtar dhe është parandaluar kontrabanda e 105 kilogramëve kokainë në Greqi, me organizator një shtetas të Maqedonisë.

Droga u kap në Selanik të Greqisë në një aksion të koordinuar të të dyja shteteve, ndërsa janë arrestuar disa persona nga Greqia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Rasti u realizua si rezultat i shkëmbimit disa mujor të informatave dhe të bashkëpunimit të suksesshëm të vendosur me Shërbimet për Luftë kundër Tregtisë me Drogë në Selanik, për persona të cilët si anëtarë të grupit të organizuar kriminal ndërkombëtar kanë ndërmarrë një mori të veprimeve me qëllim të furnizimit dhe transportit të drogës narkotike kokainë nga Ekuadori deri në portin e Selanikut, me qëllim pastaj kokaina të distribuohet në më shumë vende.

Kokaina në portin e Selanikut ka arritur e fshehur në tre kontejnerë të ngarkuar me banane në Ekuador, të cilat janë porositur dhe janë paguar nga subjekti juridik në Shkup. Pronar dhe drejtues i subjektit juridik është A.K. (70) nga Shkupi, i cili gjatë vitit 2022 ka regjistruar subjekt juridik në marrëveshje me S.G. (58) nga Gjevgjelia, me qëllim i njëjti të shfrytëzohet për importin e pemëve nga Amerika Jugore.

Pas arritjes në Selanik, kontejnerët u morën nga një automjet mallrash me tabela të regjistrimit të Gjevgjelisë, i drejtuar nga shtetasi i Maqedonisë M.M. (30), i cili ka qenë i angazhuar nga ana e S.G. Pasi M.M. i ka ngarkuar kontejnerët, ai me automjetin e mallrave është drejtuar në magazinën në afërsi të Selanikut.

Pas një kohe të shkurtër, nga ana e Shërbimit të Drogave në Selanik në magazinë janë gjetur automjeti dhe në të janë sekuestruar 105 kilogram kokainë. M.M. ka tentuar të arratiset, por pasi sot (10.05.2023) përmes zonës së gjelbër të kufirit shtetëror ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë ka hyrë në territorin tonë, ai është privuar nga liria nga ana e nëpunësve tanë policorë.

Në orët e mbrëmjes të datës 08.05.2023 dhe në datën 09.05.2023 nga ana e Njësitit për Tregti të Palejuar me Drogë, Sektorit për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme pranë Departamentit për Tregti të Palejuar me Drogë pranë SPB Shkup, NJPB Gjevgjeli dhe Drejtorisë së Doganave të RMV-së, me qëllim të sigurimit të dëshmive materiale plotësuese, janë ndërmarrë një varg i aktiviteteve dhe masave dhe në bazë të urdhëresave për bastisje në shtëpi dhe në objekte afariste nga Gjykatës në procedurë paraprake të Gjykatës Penale Shkup, janë kryer bastisje në shtëpinë ku qëndron A.K. dhe në adresën e të cilit është regjistruar subjekti juridik ku i njëjti është pronar dhe drejtues.

Gjatë bastisjeve është gjetur dhe sekuestruar dokumentacion nga ana e subjektit juridik në lidhje me furnizimin dhe transportin e pemëve nga Amerika Jugore, telefona celularë, të holla dhe sende tjera të cilat do të shërbejnë si dëshmi në procedurën e mëtejme.

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me luftën e pakompromis në parandalimin e kontrabandës me narkotikë dhe me bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me policitë e shteteve tjera në drejtim të asgjësimit të kësaj dukurie negative.

TË FUNDIT
2 orë
Arbër Ademi: Do të dorëzojmë padi penale për rivotimet
2 orë
Mexhiti: Kjo VMRO me Mickoskin dallon nga ajo e vjetra e Gruevskit
2 orë
Palevski ekstradohet, dërgohet në burgun e Shutkës (VIDEO)
4 orë
Nëse VLEN do ta marr kryeparlamentarin, këto janë emrat e përfolur?
4 orë
Taravari: Krahët e mi kanë qenë të fortë në këtë fushatë

ME TE LEXUARA

1 ditë
Tetovë, e punësuara në kazino rrejshëm raportoi në polici se i ishin vjedhur paratë e qarkullimit ditor
10 orë
Rezultatet e zgjedhjeve – Javën e ardhshme LSDM do të fillojë përgatitjet për Kongresin për llogaridhënie
1 ditë
Rrëfimi ekskluziv për Beg Rizajn nga vëllai i tij, tradhëtia e bisedat e fundit me të (VIDEO)
5 orë
Kjo është pasuria e presidentes së sapozgjedhur Siljanovska-Davkova
1 ditë
Siljanovska Davkova do të takohet me ambasadorin evropian Gir dhe ambasadorin italian Silvestri
12 orë
Rrjedhin afatet për ankimimet në Gjykatën Administrative për zgjedhjet në RMV
1 ditë
27 ankesa të dorëzuara për parregullsi gjatë zgjedhjeve, KSHZ-ja pranon vetëm 7
9 orë
Kryetari i Parlamentit në tryezën e bisedimeve VLEN-VMRO! Limani: Do të arrihet marrëveshje
1 ditë
Pendarovski hoqi dorë nga pensioni shtetëror

LEXO MË SHUMË

arber

Arbër Ademi: Do të dorëzojmë padi penale për rivotimet

izet mexhiti

Mexhiti: Kjo VMRO me Mickoskin dallon nga ajo e vjetra e Gruevskit

Palevski palco

Palevski ekstradohet, dërgohet në burgun e Shutkës (VIDEO)

vmro vlen negociata

Nëse VLEN do ta marr kryeparlamentarin, këto janë emrat e përfolur?

Arben-Taravari

Taravari: Krahët e mi kanë qenë të fortë në këtë fushatë

burg

KE: Në burgjet e RMV-së është përmirësuar higjiena, por ka korrupsion dhe trajtimi joadekuat

gordana siljanovska davkova

Kjo është pasuria e presidentes së sapozgjedhur Siljanovska-Davkova

palevski vanja

Palevski sot do të arrijë në Shkup, do të dërgohet menjëherë në Burgun e Shutkës

vmro vlen negociata

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

INFO

NA NDIQ