Takimi Osmani- Kuinti i ambasadorëve të OSBE

Kryesuesi i OSBE-së Bujar Osmani ka zhvilluar një takim me ambasadorët e “pesëshen e madhe” të OSBE-së nga Vjena.

Fjala është për ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, me të cilët Osmani përsëriti edhe një herë përkushtimin e Kryesimit me OSBE-në në vitin 2023, por edhe shprehu mirënjohjen e fortë për mbështetjen e vazhdueshme në zbatimin e programit.

Ai iu referua prioriteteve të Kryesimit të Maqedonisë së Veriut për gjetjen e mënyrave për promovimin e ndryshimeve pozitive për njerëzit, me fokus primar praninë në terren të OSBE-së dhe mbështetjen e punës së misioneve në terren në mbarë rajonin, me qëllim që ata të vazhdojnë të japin rezultate, veçanërisht në kontekstin aktual kompleks.

“Motoja jonë “Fjala është për njerëzit” pasqyron orientimet dhe synimet tona si kryesues të OSBE-së dhe Maqedonia e Veriut është e gatshme t’i ofrojë udhëheqje politike Organizatës, duke u përpjekur të kontribuojë në proceset për stabilitet më të madh që janë kyçe për sigurinë e përgjithshme evropiane”, tha Osmani. Në takimin me “pesëshen e madhe”, ndër të tjera është biseduar edhe për mbështetjen ndaj Ukrainës, për të cilën Osmani ka ripërsëritur se do të bëhet fjalë edhe për mbështetje programore për të zbutur vuajtjet dhe shkatërrimet e shkaktuara nga agresioni rus, por edhe përkujtoi se në kuadër të Kryesimit, Maqedonia e Veriut do të jetë vigjilente dhe e angazhuar në vazhdimësi për rajonet tjera të krizës që kërkojnë vëmendje të vazhdueshme.