Tentim vrasje në Klinë: 45-vjeçari gjuan me breshëri automatiku, shkak borxhi prej 1 mijë eurosh

Iliria News Agency
Iliria News Agency

31 Janar, 2023

Në fshatin Leskoc të Klinës mbrëmë janë dëgjuar të shtëna me armë në afërsi të një shtëpie, ku një 45-vjeçar dyshohet se tentoi ta vras një person, për shkak të një borxhi.

Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës dhe u përcoll me kërcënime, për çka Policia intervenoi me disa njësi policore.

Kështu kanë bërë me dije burimet nga Prokuroria dhe kanë njoftuar se konflikti kishte nisur për shkak të të hollave prej 1 mijë euro që djali i viktimës ia kishte borxh të dyshuarit. Ky i fundit vendosi t’i qërojë hesapet duke iu shkuar në shtëpi familjes së viktimës.

Sipas informacioneve të para, viktima ( ishte përballur me të dyshuarin, i cili po ia kërkonte paratë që djali i tij ia kishte borxh për një veturë që e kishte blerë. Pasi nuk kishte para për t’ia paguar borxhin të birit, 58-vjeçari fillimisht pati një zënkë me të dyshuarin.

Mësohet se aty situata eskaloi, pasi i dyshuari e kërcënoi viktimën, duke e paralajmëruar se “do ta vras djalin ose ty” dhe më pas kishte gjuajtur me breshëri automatiku në drejtim, ku për pasojë disa predha përfunduan në shtëpinë e viktimës.

Me t’u denoncuar rasti, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur mbi 10 gëzhoja, që u konfiskuan nga zyrtarët policorë dhe janë bërë ekzaminimet e nevojshme. Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve dhe inicimin e rastit.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

universiteti punetorëve ish-kino presheve

Të adaptohet apo restaurohet objekti i Universitetit të punëtorëve në Preshevë

shkupi

Anketa: Qytetarët më shumë besojnë në bashkësitë fetare dhe ushtri, më pak në institucione

kompania abee

ABEE Investimi belg në Kërçovë, pritet 600 vende pune, rroga 900 €

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Nuk mendoj të dorëhiqem nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese

ariu rrugeve

Ariu endet rrugëve të Sarajevës (VIDEO)

real madrid manchester city

Man City-Real Madrid, publikohen formacionet zyrtare

Sudan-Afrike

Sulm ndaj autokolonës amerikane në Nigeri, raportohet për 4 të vdekur

messi343

Barcelona është e bindur se Messi do të pranojë kushtet

fjoralba ponari zhaklina

Fjoralba del kundër Zhaklinës dhe thënieve të saj në Beograd

INFO

NA NDIQ