Teoritë politike shqiptare në Maqedoni dhe racionaliteti i momentit!

ina-online
ina-online

19/03/2024

Faton Halili

Populli shqiptarë në Maqedoni gjatë viteve më të vështira ka ditur të nxjerrë kuadro politik me kauza dhe ideologji të qarta, viti 1991 kumboi në të gjitha rajonet shqiptare me themelin e partisë së parë ,PPD-së së famëshme , i madh e i vogël u bashkua rreth formulimit të idesë se shqiptarët janë faktorë i rëndësishëm për ekzistencën e Maqedonisë, dolën në pah shumë profesorë dhe intelektualë të kohës për ta dëshmuar se shqiptarët kanë përfaqësues legjitim dhe kauzat e tyre do interpretohen me formulime politike shqiptare në institucione, pa çka se pala tjetër hezitonte dhe bllokonte shumë thjeshtë çdo vullnet të atyre aktorëve politik.

Në vitin 1994 taborin shqiptarë e dridhi për së mbari, elitat e po asaj kohe treguan pjekuri politike të atij momenti duke themeluar partinë opozitare PDSH-në e Arbër Xhaferit si ri-formulim pragmatiko-politik i idesë kombëtare, gjë që rezultoi se faktori shqiptarë di me shumë zgjuarsi që në kampin e saj të shpalos ide të reja me njerëz dhe kuadro të rinjë, gati për të dhënë kontribut në çështjen kombëtare.
Më e rëndësishmja e po atij viti se shqiptarët si komb mbrenda shtetit Fasadë të Maqedonisë treguan se kanë kapacitete si kombet tjera të prezentohen në dy tabore politike me pozitë dhe opozitë me bindje të djathta dhe të qendrës së majtë.
Ata provuan për së pari herë të thyejnë tabut e kohës të vendosura nga shovenistët dhe nacionalistët e palës së kundërt se shqiptarët nuk janë të aftë për marrje të përgjegjësisë nëpër institucione relevante.
Ata vërtetuan të kundërtën, politik-bërja nga teoritë e mirë mësuar ndër vite, filloi të aplikohet edhe nëpër institucione ku zëri shqiptarë sishte ndëgjuar asnjëherë!

Në vitin 2001 ndodhi mrekullia vetë, e arritura më e madhe për shqiptarët dhe teoriticentët e kohës, Marrëveshja e Ohrit kurorëzoi gjithë atë përpjekje të shqiptarëve për barazi dhe ri-përcaktim të tyre drejt ndryshimeve kushtetuese!
Euforia si kancer i shoqërive në tranzicion pa ndonjë eksperiencë të kohës na dërgoi në gjumë për gati 16 vite, vetëkënaqësia jonë me të arriturat në letër na la paksa të cunguar në shumë drejtime dhe dimenzione të faktorizimit edhe më të fuqishëm si shqiptarë!
Kapacitet tona intelektuale politike harruan se shqiptarët janë determinues për ekzistencën e Maqedonisë,
ç’ështja që rezultoi në kamuflim të shumë gjërave , në kapërdirje, në symbyllje për ne, ishte magjepsja jonë e pa kompromist, iluzioni jonë se integrimet e vendit në aspirata Euro-Atlantike janë më të rëndësishme se vetë ekzistenca jonë!!
Pa çka se vitet kaluan, integrimet mbeten të copëzuara dhe ne si popull humbëm shumë në të gjitha aspektet jetësore.

Humbja më e madhe simbas vlerësimit tim është mos pasja e Idesë dhe të identifikimit me ide të re , këta agallarët e sotshëm, pashallarët e mëhallave nuk e kanë të qartë se përse jetojnë politikisht.

Formulimet politike dhe racionaliteti i momentit kërkon ndërtim të plan-programeve të reja, guxim dhe marrje të përgjegjësisë, ri-definim të drejtë dhe përfundimtarë të kushtetuës së Maqedonisë së Veriut, dërgim të shqiptarëve në piedestal, aty ku e meriton të jetë sot e 30-vite.

Ndërsa të gjithë këta pa përjashtim nga 2009-ta e këndej , hyremet e tyre i kanë kthyer në vende për byro të punësimit, i vetmi artikulim politik nqoftëse mund të thuhet janë prentendimet e pashasë për rihabilitime nëpër funksione dhe pozita pune për ushtarët e devotshëm partiak, kush do vrapojë do fitojë!!

Eh po kjo është realiteti i hidhur i kombit tonë, vetëdijësimi kombëtarë -politik po tretet!!

Dikur pa universitete po me kauza dhe ide të qarta, sot me universitete po me defilime të turpëshme dhe qesharake.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vucic okb

Pse u “çakordua” Presidenti Aleksandër Vuçiq në OKB?!

azbi-nuredini

VLEN do të jetë gardian i mbrojtjes së interesave të shqiptarëve në qeverinë e re!

KALOSH-CELIKU

BETEJA POLITIKE E 8 MAJIT

Arben taravari bujar osmani

Mori fund loja me president shqiptar!

Emin Azemi

Pse shqiptarët duhet t’a bojkotojnë rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale?

muhamer pajaziti

Kush do të votoj nesër?

shpendim oxha

Sistemi zgjedhor në RMV të plotësohet me lista të hapura dhe votim për kandidatin e preferuar

fatos-rushiti

Një manipulim i ligë i radhës me kategoritë e luftës së UÇK-së

mero-baze

Kukullat e Vuçiqit, Kukullat e Albinit dhe Shqipërim Arifi

INFO

NA NDIQ