Vaji i prodhuar në Serbi nuk i plotëson kriteret, Inspektorati urdhëron që të largohet nga tregu

Iliria News Agency
Iliria News Agency

3 Shkurt, 2023

Inspektorati i Tregut ka kryer inspektime lidhur me verifikimin e sasisë dhe peshës së produkteve nëpër operatorët ekonomik në Republikën e Kosovës.

Pas analizave në laborator, ka rezultuar se një lloj i vajit, i prodhuar në Serbi, nuk e plotëson kriterin e mesatares për sasi siç e parasheh rregullorja për produktet e parapaketuara.

“Si rrjedhojë Inspektorati i Tregut, si në çdo rast tjetër ka ndërmarrë masa në përputhje me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës, respektivisht operatorit ekonomik, importues i këtij vaji , i është ndaluar shitja e këtij produkti dhe tërheqja nga tregu në afat prej 15 ditësh”, thuhet në një njoftim.

Inspektorati i Tregut ka ftuar konsumatorët që të jenë të vëmendshëm gjatë blerjeve, dhe për çdo shkelje të të drejtave të konsumatorit, të vazhdojnë të adresojnë ankesat/njoftimet në Inspektoratin e Tregut, përmes Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministri të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

rron gjinovci

VIDEO/Gjinovci: Mendësia feudale jo vetëm në Kosovë, paramendoni Ali Ahmeti selinë e ka në një katund në Tetovë

mesiq stipe mesic

Mesiq: Nëse dikush mendon se Kosova mund të kthehet me luftë, ai është një i humbur

policia kosoves

Thirrja e dyshimtë për marshim drejt veriut, Policia – qytetarëve: Mos bini pre

vucic

Momenti kur gazetarja e CNN i drejtohet herë Vuçiqit: A e njihni Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran?

stoltenberg nato

Stoltenberg: Dhuna ndaj KFOR-it në Kosovë është krejtësisht e papranueshme

xi-jinping

CNN/Mesazh shqetësues nga presidenti kinez: Përgatituni për skenarin më të keq

Kuvendi

Caktohen vazhdimet e tre seancave plenare

Grubi korridori 8

Fillojnë punët për ndërtimin e Korridorit 8

Polici-a-2-750x430

Aksident i rëndë në rrugën Ohër- Kërçovë, një i vdekur dhe disa të lënduar

INFO

NA NDIQ