Vend pune: numërimi i pinguinëve në një ishull në Antarktikut

Iliria News Agency
Iliria News Agency

23 Mars, 2023

Enver Robelli

Organizata britanike “UK Antarctic Heritage Trust” është duke kërkuar pesë persona që garojnë për të fituar një vend pune në ishullin Goudier në Antarktik. Ai që fiton në procesin e rekrutimit, në ishullin e largët, të cilin është vështirë ta gjesh edhe në hartë, ka këto detyra: duhet të kujdeset për mbarëvajtjen e punëve në zyrën postare, për dyqanin e suvenireve dhe duhet t’i numërojë pinguinët. Pinguinët e Antarktikut janë notues fantastikë, shkruan “Süddeutsche Zeitung”, ata mund të qëndrojnë në ujë deri në 18 minuta. Sidomos kur gjuajnë gjallesa deti. Për t’i rezistuar temperaturave armiqësore, pinguinët krijojnë koloni për t’u ngrohur përmes përqafimit. Afati për të konkurruar për këtë vend pune përfundon më 26 mars. Për ndonjë deputet të Kuvendit të Kosovës ky vend pune do të ishte ideal: thonë se numërimi i pinguinëve qetëson nervat. Mund të mësohet diçka edhe nga bashkëjetesa e civilizuar e pinguinëve.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

MUHAMERI

Serbia po shitet si e forta e Ballkanit, por harron se shqiptarët kurrë s’kanë qenë më të fortë se tani

IMG_1721

Pse serbët etnikë sulmuan paqeruajtësit e NATO-s në Kosovë?

KALOSH-CELIKU

Lakuriqi i natës dhe i ditës

erdogan Selçuk Bayraktar

Pasardhësi i Erdoganit, dhëndri që projektoi dronet Bayraktar

cim peka

Ta lëmë për pak Albinin!

Albin-Kurti1

Kryetarët e komunave në Veri të Kosovës kanë mbështetjen tonë të plotë

urim

Abdyfetai dhe çmimi që ka liria

MUHAMERI

Afër 10 mijë të rinjë për çdo vitë po e braktisin Maqedoninë

kfor veri

Dy imazhet e Kosovës

INFO

NA NDIQ