Vendime të reja nga Qeveria për produktet me çmime të ngrira

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

29/03/2023

Qeveria në mbledhjen e sotme duhet të marrë një vendim për ngrirjen e çmimeve të produkteve higjienike dhe të vendosë për çmimet e disa frutave dhe perimeve gjatë kësaj jave. Qeveria vlerëson se vendimet e saj për çmimet në përgjithësi respektohen dhe njofton se do të ketë ndërhyrje të tjera nëse analizat tregojnë se është e nevojshme.

“Nuk do të presim punë joadekuate të disa komisioneve në Kuvend. Me vendimin e Qeverisë do t’i ulim çmimet e një sërë produktesh higjienike në të njëjtën mënyrë siç e kemi bërë edhe te çmimet e produkteve ushqimore, deri në një datë të caktuar, por data deri në të cilën do të zgjasë fiksimi do të kuptohet nesër”, paralajmëroi mbrëmë ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Ministria e Ekonomisë i mori analizat për pemët dhe perimet nga Ministria e Bujqësisë dhe tashmë po konfirmohet se cilat prej tyre do të jenë me çmim të zvogëluar. Sipas Bekteshit, me siguri gjatë javës do të fiksohen çmimet e disa nga pesë-gjashtë produkteve. Për atë qëllim priten edhe analizat e Drejtorisë Doganore për çmimet e importit të tregtarëve që të konfirmohet sa është dallimi në pjesën e marzheve.

Më parë me vendim të Qeverisë u fiksuan çmimet e makaronave dhe produkteve të qumështit, të cilat u ulën për 15, pra 10 për qind, si dhe të vezëve dhe orizit, çmimet e të cilave mbetën në nivelin e datës 15 të këtij muaji, ndërsa është fiksuar për 33 denarë çmimi i bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë prej 450 gram.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili dje me Bekteshin dhe drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të tregut Goran Trajkovski, vizitoi një market në Shkup ku vlerësoi se vendimet e qeverisë për çmimet po respektohen.

“Më vjen mirë që u bindëm që vendimet tona të respektohen, shpresoj të jetë kështu në të gjitha marketet. Edhe unë u befasova këndshëm që çmimi i miellit është ulur pa marrë vendim nga shteti. Ne e mirëpresim këtë veprim, inkurajojmë edhe marketet tjera që ta ndjekin këtë hap”, tha Kovaçevski, duke porositur se është koha që kompanitë t’u kthejnë qytetarët, siç u ndihmoi shteti kur kishin më më shumti nevojë.

Kryeministri paralajmëroi se do të ketë edhe intervenime tjera nëse analizat tregojnë se është e domosdoshme.

Nga tetori deri më sot, plotësoi, inflacioni po ulet në nivel mujor, që do të thotë se masat qeveritare po japin rezultate.

Siç informoi Trajkovski, inspektorët e ISHT-së konstatuan mosrespektim të çmimit të fiksuar të bukës prej 33 denarë, peshë joadekuate, mungesë të së paktën 80 për qind të produkteve në rafte. Emrat e kompanive që i kanë bërë shkeljet do të tregohen, por pasi të përfundojë plotësisht veprimi për to.

ISHT theksoi, se po punon me kapacitet të plotë. Pesë ditë më parë janë kryer mbi 500 kontrolle, ndërsa 130 prej tyre pas vendimeve të Qeverisë. Megjithatë, janë konstatuar gjashtë shkelje në vlerë prej 750 000 denarë.

Vendimet e Qeverisë për fiksimin e çmimeve dje u komentuan nga Lidhja e Odave Ekonomike, kryetari i së cilës Trajan Angeloski theksoi se çdo fiksim i çmimeve ka pasoja pozitive dhe negative, si dhe se LOE preferon tregun e lirë.

Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut dhe Oda e Maqedonisë veriperëndimore, paraprakisht porositën që të ndalen me vendimet për fiksimin e çmimeve dhe t’i qasen masave të tjera për ndihmë të qytetarëve.

TË FUNDIT
25 minuta
Në Maqedoni sot zgjedhjet parlamentare dhe raundi i dytë i presidencialeve
2 orë
Hakerat rus sulmojnë faqet e institucioneve të Kosovës, në shenjë hakmarrjeje
2 orë
Molliqaj e thotë edhe këtë: Edhe me vdekë sot Kurti, dëmin na e ka lënë shumë të madh
3 orë
Bastisje në Ohër për shkak të fotografimit të listës zgjedhore dhe fletëve të votimit
3 orë
Bekteshi poston fotografi me Sejdinin, përgënjeshtron lajmin për arrestimin e tij!

ME TE LEXUARA

12 orë
Sa të burgosur dhe persona të sëmurë kanë të drejtë vote në Tetovë?
8 orë
Dokumentet personale mund të merren edhe nesër
14 orë
Rama: Çdo anëtar i familjes së PS-së që bën korrupsion është një tradhtar i dyfishtë
11 orë
Dalin para gjykatës të dyshuarit për shpërdorimin e vauçerëve në ARS
8 orë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

LEXO MË SHUMË

zgjedhje maqedoni

Në Maqedoni sot zgjedhjet parlamentare dhe raundi i dytë i presidencialeve

otwarcie-txt-uslugami-w-hakera

Hakerat rus sulmojnë faqet e institucioneve të Kosovës, në shenjë hakmarrjeje

dardan molliqaj

Molliqaj e thotë edhe këtë: Edhe me vdekë sot Kurti, dëmin na e ka lënë shumë të madh

MVR-polici-a-1-750x430

Bastisje në Ohër për shkak të fotografimit të listës zgjedhore dhe fletëve të votimit

kreshnik bekteshi sejdini

Bekteshi poston fotografi me Sejdinin, përgënjeshtron lajmin për arrestimin e tij!

scholz-shulc-olaf

Scholz i shqetësuar për Ballkanin Perëndimor: Duhet angazhim aktiv

zgjedhje maqedoni

Pjesëmarrja në diasporë 25.38%, ndërsa në burgje 60.46% për zgjedhjet presidenciale

IMG_1902

Republika: Kryetari i FFM-së dyshohet se ka dhënë ryshfet në Kërçovë në favor të një partie në pushtet!?

kufi-1

Mërigmtarët po vijnë për të votuar

INFO

NA NDIQ