Vjosa Osmani, “telefoni i prishur” i Albinit

Picture of INA
INA

02/06/2023

Mero Baze

Presidenti i Francës Emanuel Macron dhe kancelari gjerman Sholtz, kanë takuar sot presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, në përpjekje për t’i përcjellë axhendën e dy vendeve autore të “Marrëveshjes së Ohrit”, për planin e depërshkallëzimit të konfliktit në Veri të Kosovës. Takimi me zonjën Osmani është një sinjal i hidhur diplomatik për kryeministrin Albin Kurti, i cili ka hyrë në spiralen e izolimit ndërkombëtar pas karshillëkut që dëshmoi ndaj aleatëve perëndimorë në konfliktin në Veri dhe aktet e pakonsultuara me aleatët perëndimorë.

Ajo që shikohet para takimit, është se Vjosa Osmani ngjan shumë e lumtur që takohet me dy njerëzit më të fuqishëm të Evropës, ndërsa pas takimit ngjan e frustruar dhe përpjekja e saj kryesore është të mos flasë për takimin.

Problemi që ajo ka, është se ndjehet e kompleksuar të bëjë publike mesazhet e takimit, të cilat janë detyrim që Kosova e ka për depërshkallëzimin e konflikit në Veri. Do ose nuk do ajo, ato që ajo ka dëgjuar në takim, do të jenë detyra të Kosovës në muajt në vazhdim.

Arsyeja e vetme përse ajo nuk merr dot rol publik në këtë histori dhe nuk flet dot, është se ka frikë Albin Kurtin.

E vërteta e hidhur për Kosovën është se plani franko- gjerman do zbatohet më mbështetjen e SHBA, por nëse situata do të kishte shkuar normalisht, Kosova do ishte e favorizuar si vend i besuar, të mos ishte nën kushtëzime të forta për pakicën serbe në statusin që do ketë për asosacionin e komunave, kurse pas kësaj Kosova do të jetë më e ndëshkuar në atë histori.

E thënë më thjeshtë, nëse do sillej normalisht dhe si një lidership perëndimor, udhëheqja e Kosovës do ta kishte më të lehtë të nënshkruante detyrimet e saj, të cilat tani do të detyrohet përsëri t’i nënshkruajë, por me kushte më të rënda dhe garanci më të mëdha për serbët, të cilët kanë fituar një betejë të rëndësishme diplomatike ne Perëndim, falë Albin Kurtit.

Është kjo arsyeja që Vjosa Osmani nuk thotë dot në publik, atë që po e thonë zyrtarët perëndimorë dhe që ka të bëjë me axhendën e depërshkallëzimit.

Serbia do të detyrohet të tërheqë ushtrinë nga rreshtimi qesharak në kufijtë e Kosovës, dhe të lejojë nëpunësit e komunave të kthehen në punë për t’u shërbyer qytetarëve, ndërsa Kosova do të shpallë zgjedhjet e parakohshme lokale, duke larguar nga Veriu njesitë speciale policore, që gjithçka të përfundojë dhe të vazhdojnë bisedimet për marrëveshjen finale në Paris.

Vjosa Osmani e ka marrë të qartë këtë mesazh. Po ashtu dhe Albin Kurti. Përpjekja e këtij të fundit për të bërë si “I fortë” është e kuptueshme, pasi po e humbet personalisht betejën me Perëndimin dhe do përpiqet të shpërfaqë hidhërimin e tij.

Por Vjosa Osmani është formalisht presidente e Kosovës dhe jo shefe protokolli e Albin Kurtit, dhe ajo duhet t’ua thotë qytetarëve detyrimet që ka Kosova si shtet para Perëndimit për të normalizuar situatën.

Ajo çfarë do të bëjnë në vazhdim është e gjitha një tërheqje nga ajo çfarë ka bërë Albin Kurti këto dy javë, por një tërheqje me kosto të lartë, të cilën do ta paguajë Kosova.

Mungesa e guximit të saj për ta thënë këtë, tregon qartë se ajo nuk ka fuqinë të jetë palë me Perëndimin në këto bisedime. Por thjesht vlen si sekretare e Albinit, për t’ia çuar porositë me “telefon të prishur”.

TË FUNDIT
2 ditë
Arben Taravari dhe UÇK-ja
3 ditë
Nacionalizmi politik, Himara mbi 85% shqiptare e Tavo vs. Gjikuria
4 ditë
Vallë, aq e vështirë të sigurohet idetinteti etnik, kulturor e gjuhësor, për dy popujt shumicë në Maqedoninë e Veriut
6 ditë
Rufi Osmani dhe humbja e një shansi historik!
1 javë
Demokratët të ndarë mbi moshën e presidentit

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

Arben Fetai

Arben Taravari dhe UÇK-ja

himara

Nacionalizmi politik, Himara mbi 85% shqiptare e Tavo vs. Gjikuria

etem xheladini

Vallë, aq e vështirë të sigurohet idetinteti etnik, kulturor e gjuhësor, për dy popujt shumicë në Maqedoninë e Veriut

rufi osmani

Rufi Osmani dhe humbja e një shansi historik!

vullnet poshka biden

Demokratët të ndarë mbi moshën e presidentit

regjistrimi popullsise shqiperia popullsi

Regjistrimi 2023 nxjerr zbuluar një megaskandal të manipulimit antishqiptar të regjistrimit 2011

enver hasani

Për Kadarenë, pak më ndryshe !

Vullnet Poshka

Përballja e parë Biden-Trump, Amerikanët nën ethet e zgjedhjeve

ejup berisha

Kryeministri i parë shqiptar nuk e meritoi as epitetin e një eprori të ndonjë organi protokolar administrativ qeveritar e lëre më historik

INFO

NA NDIQ