VMRO-DPMNE: 3 deputetë të LSDM-së dhe 1 i BDI-së, nuk do të votojnë ndryshimet kushtetuese

Iliria News Agency
Iliria News Agency

26 Mars, 2023

Nga VMRO-DPMNE thonë se pas informacioneve të shpërndarë nga kjo parti, kryeministri njëherë edhe kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski ka thirrur në takim koordinativ deputetët, për t’u siguruar që të njëjtit do të votojnë ndryshimet kushtetuese, përcjell TV21. Nga kjo parti thonë se disa deputet brenda LSDM-së nuk kanë pranuar të nënshkruajnë dokumentin.

“Kovaçevski të dalë dhe të tregojë dokumentin se sa deputetë të LSD-së nuk i kanë nënshkruar se do të votojnë për ndryshimet kushtetuese. Kovaçevski duhet të thotë nëse pas zbulimit të VMRO-DPMNE-së për deputetët e LSD-së që nuk pajtohen me politikat për ndryshimet kushtetuese, ai i ka thirrur në një koordinim grupor, gjatë të cilit u kërkoi të nënshkruajnë dokumentin se do të mbështesin pa kushte ndryshimet kushtetuese, gjë që nuk ndodhi sepse deputetët e përmendur nuk ishin dakord”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas kësaj partie, edhe 1 deputet i BDI-së ka kërkuar para për të votuar ndryshimet kushtetuese.

“3 deputetë të NJZ numër 1 dhe 2 i kanë thënë se nuk do të mbështesin ndryshimet kushtetuese, ndërsa 6 deputetë të koalicionit i kanë deklaruar se votimi i ndryshimeve kushtetuese është gjëja më e keqe që mund të bëjnë. Kovaçevski e di se as deputetët e tij nuk do t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese dhe për këtë arsye është nervoz. E njëjta situatë është edhe në BDI, ku një deputet ka kërkuar para për të votuar”, pohojnë nga VMRO-DPMNE.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

serbet smigic sulm veri polici zvecan kfor

Priten tensione në Bosnjë dhe Mal të Zi/ alarmon profesori, doli në shesh skenari i Vuçiqit!

vucic

“Vuçiq ik”, pamje nga protesta masive në Beograd kundër regjimit

sali-berisha

Berisha: Përse prej tre ditësh Rama i përvishet Albin Kurtit!

arjanit-hoxha2

Hoxha akzon Mickoskin për diskurs shqiptarofob

tabanoc

Makina me targa serbe përfshihet nga flakët në Tabanoc

mexhiti-grupi-zjarrit

Edhe fraksioni i BDI-së festë paralele për 21 vjetorin

Screenshot_2023-06-03-18-00-33-680-edit_com.android.chrome

Sveçla: Përpjekjet për destabilizimin e Kosovës nuk kalojnë, Serbia e Rusia nuk kalojnë

Rama-kurti

Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri

IMG_1833

Doli i veshur me bluzë të NATO-s, Gashi reagon ndaj Haradinajt – e kritikon ashpër në këtë pjesë

INFO

NA NDIQ