“Vuçiq ka mësuar nga Millosheviq” – Janjiq: S’përsërit gabimet! Ç’do ndodhë në Serbi

ina-online
ina-online

27/03/2024

Analisti serb, Dushan Janjiq, është shprehur se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka marrë mësime nga qeverisja e Sllobodan Millosheviçit dhe nuk është i prirur të përsërisë gabimet e tij.

Janjiq tha se Vuçiçit do i duhet të zgjedhë nëse do të vijojë të ruajë pushtetin, apo të bëjë kompromis për zgjedhje të lira, gjë që sipas tij do të sillte edhe rotacionin.

Ai tha gjithashtu se në Serbi mund të kemi në vijim edhe një çoroditje të jetës politike.

“Në muajt e ardhshëm, Serbia, por edhe Kosova do të jenë të fokusuara te këto zgjedhje. Por situata nuk është optimiste për Vuçiç. Ai do të vijojë me neglizhencën ndaj nevojës për zgjedhje të lira dhe demokratike dhe kjo do të jetë një lloj përgjigje ndaj PE. Nga ana tjetër do të kemi lëvizjet e opozitës që mund të mbushë sërish rrugët dhe të bojkotojë zgjedhjet.

Në javët e ardhshme, Vuçiçit do i duhet të vendosë se çfarë është e rëndësishme për të, të ruajë pushtetin apo të bëjë kompromise. Kompromiset janë respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve të Serbisë. Nëse ai e merr vendimin në favor të zgjedhjeve të lira, atëherë kjo do të jetë diçka pozitive dhe do të kemi tranzicionin e pushtetit nga partia e Vuçiç te opozita.

Ky do të ishte hapi i parë. Në skenarin më të keq, në fund të vitit, nëse zgjedhjet shkojnë mirë, mund të kemi një krizë institucionale apo edhe një çoroditje të jetës politike të Serbisë. Vuçiç ishte i ri dhe aktiv politikisht vite më parë, ai ka marrë mësime nga qeverisja e Millosheviç dhe nuk është i prirur t’i përsërisë gabimet”, tha Janjiq./Bota Sot

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vjosa osmani te zhdukurit

“Sot ndër ditët më të dhimbshme në histori të Kosovës”, Osmani “godet” Serbinë: Akoma fle mbi varreza masive!

kontroll teknik veture servis

Rritja e çmimit të sigurimit të automjeteve është real, thonë nga Byroja Nacionale e Sigurimeve

bdi feste shkup

Çfarë mësuam nga presidencialet dhe çfarë na pret në garën parlamentare

rijad shaqiri

Rijad Shaqiri për INA: Do të nxjerrim Likovën nga Zona e krizës, do të investojmë tek të rinjtë duke qeverisur me duar të pastra e pa korrupsion

BE bruksel EU Bashkimi Evropian Unioni

​BE ndan rreth 14 milionë euro për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

Hristijan Mickoski

Mickoski: LSDM po qëndron para derës në Reçicë për vota, por poulli është më i fortë se njerëzit e regjimit artanoid

qeveria

Qeveria e re VMRO-VLEN -ZNAM?! 

pasaporta

Pasaportën mund ta merrni për 3-4 ditë vetëm me procedurë të shpejtë – Vazhdon pritja deri në 3 muaj me procedurë të rregullt

shkup rinia

Maqedonia e Veriut: Pak mundësi për të rinjtë

INFO

NA NDIQ