Zgjedhjet presidenciale/Fronti Europian, VLEN ,ZNAM: Qytetarët të votojnë sipas vullnetit të lirë

Picture of INA
INA

06/05/2024

Një ditë para se të fillojë heshtja zgjedhore, ty taboret shqiptare VLEN dhe Fronti Europian nuk kanë bërë thirrje deri te mbështetësit e tyre nëse duhet të mbështesin njërin prej kandidatëve për president në rrethin e dytë. Këtë nuk e bën as Maksim Dimitrievski nga Lëvizja Znam. Asnjëra prej tyre, nuk do të mbështesin publikisht as Stevo Pendarovskin e as Gordana Siljanovska Davkovën. Thonë që qytetarët duhet të vendosin sipas bindjes së tyre të lirë. Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN, thotë se nuk është mirë të bojkotohen zgjedhjet presidenciale nga shqiptarët, por të votohet kandidati që mendojnë se është më i mirë.

“Edhe për kandidat për president nuk prejudikojmë, nuk është mirë të bojkotohen por të votojnë kandidatin që secili votues mendon se është më i miri”, tha Izet Mexhiti nga VLEN.

I të njejtit mendim është edhe Arbër Ademi nga Fronti Europian. Thotë se Fronti Europian nuk ka ndryshuar qëndrim dhe nuk do të kërkojnë mbështetje për asnjërin prej kandidatëve. Njofton se mbështetje nuk kanë kërkuar as vet partitë politike maqedonase të cilat garojnë në zgjedhje presidenciale.

“Fronti Europian nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket zgjedhjeve presidenciale. Është në të drejtën e qytetarëve të vendosin se si do të sillen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Janë të lirë, në bazë të vullnetit të tyre të lirë, ata duhet të vendosin se si do të sillen”, theksoi Arbër Ademi nga Fronti Europian.

Mbështetje për asnjërin prej kandidatëve nuk kërkon as Maksim Dimitrievski.

“Ne jemi parti demokratike dhe në përputhje me demokracinë e tillë e cila mbizotëron në parti, thërras qytetarët që sipas bindjes së tyre të vendosin për atë kandidat për të cilin mendojnë se duhet ta japin mbështetjen e tyre por ajo që është prioritet për Maqedoninë në këtë moment, me qëllim që të shmangim çfarëdolloj krize politike, Maqedonia duhet të zgjedhë president të shtetit dhe për këtë thërras për dalje sa më masive, edhe për zgjedhjet presidenciale edhe për ato parlamentare”, theksoi Maksim Dimitrievski nga ZNAM.

Në zgjedhjet presidenciale të cilat do të mbahen bashkë me ato parlamentare më 8 maj, në garë janë Stevo Pendarovski nga LSDM dhe Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE. Kandidatët e Frontit Europian dhe VLEN, Bujar Osmani dhe Arben Taravari nuk arritën që të kalojnë rrethin e parë. Osmani mori 120 mijë vota ndërsa Taravari dhe Dimitrievski morën nga 83 mijë vota secili.

TË FUNDIT
8 orë
VIDEO/ Usyk kampion i padiskutueshëm, fiton ndeshjen e madhe ndaj Furyt
11 orë
Taravari: Shqiptarët do të kenë kryeparlamentarin e gjashtë ministri (VIDEO)
15 orë
Kurti priti krerët e koalicionit VLEN, i uroi për fitoren dhe rezultatin zgjedhor
16 orë
Presidentja e sapozgjedhur nisi me zgjedhjen e stafit, sa kuadro shqiptare do jenë?!
19 orë
Më 22 maj do të votohet sërish në Maqedoninë e Veriut, KSHZ tregon në cilat vendvotime

ME TE LEXUARA

22 orë
Ekskluzive: Krerët e VLEN-it sot takohen me Albin Kurtin në Prishtinë
21 orë
Zyrtari i policisë së Maqedonisë kapet duke marrë 12 mijë euro ryshfet
21 orë
Micotakis për ERT: Do të krijoni probleme – RMV është edhe për përdorim të brendshëm!
19 orë
Kryetari i komunës së Gjilanit viziton kryeministrin Xhaferi
19 orë
Më 22 maj do të votohet sërish në Maqedoninë e Veriut, KSHZ tregon në cilat vendvotime
16 orë
Presidentja e sapozgjedhur nisi me zgjedhjen e stafit, sa kuadro shqiptare do jenë?!

LEXO MË SHUMË

IMG_2210

VIDEO/ Usyk kampion i padiskutueshëm, fiton ndeshjen e madhe ndaj Furyt

Arben Taravari

Taravari: Shqiptarët do të kenë kryeparlamentarin e gjashtë ministri (VIDEO)

IMG_2195

Kurti priti krerët e koalicionit VLEN, i uroi për fitoren dhe rezultatin zgjedhor

Gordana Siljanovska Davkova

Presidentja e sapozgjedhur nisi me zgjedhjen e stafit, sa kuadro shqiptare do jenë?!

aleksandar dashtevski kshz

Më 22 maj do të votohet sërish në Maqedoninë e Veriut, KSHZ tregon në cilat vendvotime

Screenshot_2024-05-18-15-00-13-294_com.facebook.katana-edit

Kryetari i komunës së Gjilanit viziton kryeministrin Xhaferi

micotakis-696x464-1

Micotakis për ERT: Do të krijoni probleme – RMV është edhe për përdorim të brendshëm!

euro dogana

Zyrtari i policisë së Maqedonisë kapet duke marrë 12 mijë euro ryshfet

IMG_3698

Ekskluzive: Krerët e VLEN-it sot takohen me Albin Kurtin në Prishtinë

INFO

NA NDIQ