17 parti në garë zgjedhore për deputetë

Picture of INA
INA

19/04/2024

Dje ka filluar fushata për zgjedhjet parlamentare. Në garë për zgjedhjet e 8 majit janë 17 parti, kurse për herë të parë përputhen dy fushatat zgjedhore.

Partitë politike dhe koalicionet dje nënshkruan Kodeksin për zgjedhje të lira e demokratike.

Partitë politike nisën me fushatën zyrtare për zgjedhjet parlamentare të 8 majit 2024, të cilat do të jenë të 11-tët me radhë që nga pavarësimi i vendit.

Gjithsejt 17 parti në 20 ditët e ardhshme, para votuesve do t`i prezantojnë ideologjitë, ambicjet dhe aspiratat pasi KSHZ-ja pranoi listat e kandidatëve të të tyre për deputetë në Kuvend. Në këto zgjedhje do të ketë dy parti politike më shumë se sa në zgjedhjet e vitit 2020 kur garuan 15 parti.

Për herë të parë, fushata parlamentare do të zhvillohet paralelisht me fushatën për zgjedhjet presidenciale që nisi më 04 Prill, kurse duhet të përfundojë më 22 Prill me hyrjen në fuqi të heshtjes 48 orëshe. Gjatë heshtjes, do të zhvilohet fushata për zgjedhjet parlamentare.

Në garën zgjedhore, partitë e mëdha politike, tradicionalisht bëjnë koalicione me parti më të vogla.

Koalicioni “Maqedonia Yte” që udhëhiqet nga VMRO-DMNE-ja numron 21 parti.

LSDM-ja është në krye të “Koalicionit për të ardhme Evropiane” bashkë më 14 parti.

Në bllokun shqiptar BDI-ja udhëheq me koalicionin “Frontin Evropian” ku bëjnë pjesë ASH-ja e Ziadin Selës, PDSH-ja, Lëvizja “Populli”, Partia Demokratike Evropiane si dhe parti të komuniteteve turke, rome dhe boshnjake.

Ndërkaq koalicioni VLEN I opozitës shqiptare përbëhet nga Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike, Alternativa, ASH-ja e Taravarit si dhe përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut.

Rrethi i parë I zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, derisa rrethi I dytë bashkë me zgjedhjet parlamentare më 8 maj.

Monitorimin e zgjedhjeve do ta bëjë Zyra për Institucione dhe të Drejta të Njeriut – OSBE/ODIHR ku do të ketë 300 monitorues afatshkurtër dhe 20 afatgjatë.

Deri tani janë akredituar 36 monitorues nga vende të huaja, kurse numri I tyre pritet të rritet.

TË FUNDIT
5 minuta
Taravari e braktisi tavolinën suedeze të Ali Ahmetit për kauzën opozitare
14 minuta
Limani: Gjykata pranoi ankesën e koalicionit VLEN për “tren bullgar” në Likovë, u dëshmua inzheneringu zgjedhor i BDI-së
55 minuta
Rama e lavdëron Ahmetin në Tiranë
2 orë
Gashi: Lidhja me Kosovën dhe Shqipërinë është prioritet kryesor
2 orë
Taravari: Emrat e rinj që ju shtuan BDI-së po e mbrojnë më shumë se themeluesit e saj

ME TE LEXUARA

23 orë
Ohri ‘vlon’ nga turistët
14 orë
Ibrahimi: Pse Vuçiqi shqetësohet nga humbja e Ali Ahmetit
1 ditë
Siljanovska-Davkova për Pendarovskin: Vdis si burrë
4 orë
Ibrahimi: Pse Vuçiqi shqetësohet nga humbja e Ali Ahmetit
23 orë
Mexhiti a do të jetë ministër i brendshëm në Qeverinë e ardhshme, nuk e mohon?! (VIDEO)
14 orë
Saliu: Derisa do të jetë VLEN-i, kur nuk do të ketë tribunal për ushtarët e UÇK-së
1 ditë
Mexhiti: BDI e ka humbur epitetin e partisë shqiptare, ajo tanimë është parti qytetare

LEXO MË SHUMË

muhamer pajaziti

Taravari e braktisi tavolinën suedeze të Ali Ahmetit për kauzën opozitare

valbon limani

Limani: Gjykata pranoi ankesën e koalicionit VLEN për “tren bullgar” në Likovë, u dëshmua inzheneringu zgjedhor i BDI-së

Ali Ahmeti rama

Rama e lavdëron Ahmetin në Tiranë

Afrim Gashi

Gashi: Lidhja me Kosovën dhe Shqipërinë është prioritet kryesor

arben taravari

Taravari: Emrat e rinj që ju shtuan BDI-së po e mbrojnë më shumë se themeluesit e saj

FB_IMG_1714641190825

Familja e lavdishme e UÇK nga Kumanova mbështetje për opozitën shqiptare

gordana siljanovska davkova

Siljanovska: Nuk do t’i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, por do të përdor vetëm Maqedonia

IBRAHIMI

Ibrahimi: Pse Vuçiqi shqetësohet nga humbja e Ali Ahmetit

deshtimet

VLEN numëron dështimet e BDI-së: Jo BDI-së, Po Evropës!

INFO

NA NDIQ