A po i vjen fundi Ardon Jasharit në FC Luzern?

INA
INA

23/05/2023

Dy ndeshje janë ende në program në të cilat ai dëshiron të tregojë sërish të gjitha aftësitë e tija. që t’i japë Zvicrës Qendrore një kënaqësi të fundit duke u kualifikuar me Luzernin në garat evropiane

“Pas kësaj, pavarësisht kontratës deri në vitin 2026, shenjat janë të lamtumirës”, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick”.

“Duhet të jemi realistë”, tha së fundmi trajneri Mario Frick.

Ai tani është një lojtar i rregullt dhe kapiten i padiskutueshëm i Luzernit, si dhe një lojtar i ekipit kombëtar të Zvicrës. Si rezultat, vlera e tij në treg është në 6 milionë franga.

Jashari flitet se është në llupën e Portos, RB Leipzigut dhe Atalantës.

“Megjithatë, një transferim jashtë vendit konsiderohet më i mundshëm sesa një ndryshim brenda Superligës, për shembull në Young Boys”, shkruan media zvicerane.

Jashari mund t’i sjellë nga pesë deri në tetë milionë franga Luzernit.

Pas kësaj, i takon drejtorit sportiv Remo Meyer të gjejë një zëvendësues.

Nga ana e tij, Jashari ka potencial të afirmohet në një vend të ri dhe në një nivel më të lartë nëse i jepet kohë e mjaftueshme për të luajtur.

Për këtë është i bindur edhe Frick: “Unë nuk shoh asnjë kufi për Ardonin”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

akil

Ndalet Akil Gjakova në Evropianin e Kroacisë

toni kroos kros

Kroos tregon me humor ‘gënjeshtrat’ e Ancelottit: “Ai na thotë se po fituam këtë ndeshje ka mbaruar, por kjo kurrrë nuk mbaron!”

xavi cavi

Guti sulmon Xavin, pas vendimit të tij për të qëndruar te Barcelona!

Pep Guardiola

Sipas Guardiolas vetëm këto dy ekipe janë në garë për titullin

Qatip Osmani

Befasi, Vllaznia shkarkon trajnerin Qatip Osmanin dhe ndihmësin e tij, Bashkim Livoreka

kloop

Arne Slot i thot “PO” Liverpullit dhe idejës për të zëvëndësuar Klop-in në largim

Gianni Infantino

FIFA shpall marrëveshjen me kompaninë saudite të naftës Aram

Distria Krasniqi

Krenari, Distria Krasniqi kampione e Evropës në Xhudo

belingam real madrid

Një ‘ushtar’ i Ancelottit, po përgatit valixhen drejt Arabisë Saudite…

INFO

NA NDIQ