Arrestohen shtetas shqiptarë në pikën kufitare të Bellanocës, tentuan të korruptojnë policët me 10 euro

Iliria News Agency
Iliria News Agency

25 Shkurt, 2023

Dy persona janë ndaluar në vendkalimin kufitar Bellanoc më datë 24.02.2023 në ora 09:20 me rastin e hyrjes në vend pasi kanë tentuar t’i japin ryshfet policëve.

Bëhet fjalë për shtetasit shqiptarë me inicialet G.J.(65), drejtues i makinës dhe E.R.(38) me një mjet pasagjerësh “Peugeot” me targa të Shqipërisë, përcjell INA.

Shtetasi shqiptarë me dorëzimin e dokumenteve të udhëtimit në kartonin e gjelbërt kishte vendosur 10 euro. Kjo ka bërë që të reagojnë policët, por shtetasi shqiptar ka kërkuar që të lihen të lirë sepse i kishte skaduar kartoni i gjelbërt. Pas kontrollit të detajuar, në makinë është gjetur lëndë narkotike marihuanë. Dy shtetasit shqiptarë janë dërguar në prokurori, kur ndaj tij janë shqiptuar kallëzime penale. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

biljana angelova

Biljana Angellova, rektore e re e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

visar ganiu

Ganiu: Bulevardi “Cvetan Dimov” në Çair po bëhet realitet

bekteshi

“Haraçina nuk është në hënë”, Bekteshi i kërkon Spasovskit ta kryej punën!

Jeff_Hovenier

Hovenier: Kriza në veri të Kosovës ishte e panevojshme dhe dëmtoi marrëdhëniet e saj më SHBA-në

Feta Alimi lirohet

BESA: Sot pas gjashtë viteve lirohet nga burgu Abdylfeta Alimi

kasami alsat

Kasami: 20 %, kusht për ndryshimet kushtetuese

grubi balluku

Grubi – Balluku: Jetësimi i Korridorit 8, arritje e madhe për mbarë rajonin

danela-arsovska2

Arsovska: Nëse nuk do të ishte hakuar sistemi financiar, do të ishin paguar transaksionet tona

veriu kosoves leposaviq

LIVE: NATO-ja dislokon forca shtesë në Kosovë – kjo është lëvizja e fundit nga Lista Serbe!

INFO

NA NDIQ