Bayern Munich gati 100 milionë euro për lojtarin e Barcelonës (FOTO)

ina-online
ina-online

27/03/2024

Drejtuesit e Bayern Munich janë “fiksuar” me Ronald Araujo, mbrojtësin e Barcelonës.

Bavarezët, tentuan ta transferonin uruguajinin që në merkaton e janarit, mirëpo pasi nuk ia dolën në dimër, gjermanët do të rikthehen në verë, këtë herë më të bindur se kurrë për një marrëveshje me katalanasit.

Sipas asaj që raporton prestigjiozja “Marca”, drejtuesit e Bayern kanë informuar tashmë kolegët e tyre spanjollë për objektivin “Araujo”.

Madje, janë të gatshëm të ofrojnë plot 100 milionë euro për lojtarin 25-vjeçar.

Një shifër kjo që e vendos Barcelonën me “shpatulla pas murit” duke ditur problemet financiare në radhët e blaugranave.

100 milionë euro është një shifër e cila thyen gjithashtu edhe dëshirën e Araujos për të vazhduar në Spanjë me Barçën, pasi klubi në këtë rast do ta përcillte pa shumë keqardhje mbrojtësin.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Ylber Ramadani

Ylber Ramadani, “maratonomaku” i Seria A

belingam real madrid

Ylli i Realit largohet nga Madridi, e kërkojnë klubet e Premier Ligës

edon-zhegrova

Juventusi mëson çmimin e Zhegrovës, Arsenali futet në garë

xavi

Nëse do largohej nga Barcelona, Çavi do merrte këtë skuadër

bayern bajern mynih minhen

Tifozët e Bajernit me peticion kërkojnë qëndrimin e Tomas Tushellit

akil

Ndalet Akil Gjakova në Evropianin e Kroacisë

toni kroos kros

Kroos tregon me humor ‘gënjeshtrat’ e Ancelottit: “Ai na thotë se po fituam këtë ndeshje ka mbaruar, por kjo kurrrë nuk mbaron!”

xavi cavi

Guti sulmon Xavin, pas vendimit të tij për të qëndruar te Barcelona!

Pep Guardiola

Sipas Guardiolas vetëm këto dy ekipe janë në garë për titullin

INFO

NA NDIQ