Bisedimet për hyrjen e ASH drejt fundit, konfirmohet marrëveshja për dy ministri

Iliria News Agency
Iliria News Agency

07/02/2023

Ekipet e LSDM-së dhe Aleancës për Shqiptarët thonë se janë në finalizim të negociatave për zgjerimin e koalicionit qeveritar. ASH theksoi për MIA se edhe mbrëmë grupet e punës kanë qenë në diskutime intensive, pas së cilës me siguri do të dihet saktësisht se cilat funksione do të marrin.

ASH pretendon se “tashmë është marrë vesh me Ministrinë e Shëndetësisë dhe të Drejtësisë që ato të menaxhohen nga kuadri i Aleancës, departamente që aktualisht janë në duart e Alternativës dhe LSDM-së”, raporton MIA, duke u thirrur në burime pranë kësaj partie.

Nga atje thonë se ende po negociohet për resorin e tretë ministror.

“Grupet e punës punojnë me intensitet të lartë për të mbyllur të gjitha çështjet që janë në tryezën e bisedimeve. Ka marrëveshje, ka përafrime, por ka edhe mosmarrëveshje për disa çështje. Negociatat vazhdojnë derisa të mbyllen të gjitha temat”, thanë për MIA-n nga Aleanca për Shqiptarët.

Marrëveshjen zyrtare mes Dimitar Kovaçevskit dhe Arben Taravari pritet ta bëjnë personalisht pas takimit final, që ende nuk është caktuar, por siç thonë ata, pritet të ndodhë shumë shpejt. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

inbound4599666683948848252

Aksident në Çair të Shkupit, përfshihet edhe një makinë e policisë

inbound3332381006951266224

Kasami viziton Nerashtin, Odrin, Dobroshtin, Përshefcën, Gllogjën dhe Tearcën

inbound8573035117427020740

Rijad Shaqiri për INA: Do të nxjerrim Likovën nga Zona e krizës, do të investojmë tek të rinjtë duke qeverisur me duar të pastra e pa korrupsion

zeqirija ibrahimi

Zeka: Artan Çorapelarmi pse e ndërroi derën e hyrjes së pallatit?!

1c2bae74-f99a-4f78-bbde-4a696529c956

Kasami viziton Nerashtin, Odrin, Dobroshtin, Përshefcën, Gllogjën dhe Tearcën

Mickoski kovacevski

Akuzat e Mickoskit janë të pasakta, thërrasim për dalje masive në zgjedhje” – Kovaçevski hedh poshtë mundësinë për bojkot

Zgjedhje votime vota Maqedoni

Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie

Kreshnik Bekteshi

Bekteshi me kërkesë: Taravari, Mexhiti dhe Kasami ta mbajnë fjalën, të dorëhiqen!

rafissss

Rafis Haliti: Elitat politike shqiptare të mendohen mirë a do të notojnë në oqeanin e trazuar të Siljanovskës dhe Mickoskit!

INFO

NA NDIQ