Çellsi kërkon të sjellë në Premier Ligë sulmuesin suedez që shkëlqen në Portugali

INA
INA

27/03/2024

Çellsi po vëzhgon nga afër sulmuesin e Sporting Lisbonës, Viktor Gyokeres. Suedezi, 25 vjeç, është në sezonin e tij të parë në kampionatin portugez, ku në 24 ndeshje ka realizuar 22 gola.

Në total, këtë sezon, ai ka realizuar 36 gola në 39 ndeshje, duke shkëlqyer në fushë me paraqitjen e tij dhe tërhequr vëmendjen e mjaft skuadrave “big”. Përveç kësaj, Gyokeres ka dhënë edhe 14 asist, duke treguar aftësitë e tij.

Lojtari ka luajtur më parë në Angli, me skuadra e Çampionshipit, duke u dalluar kryesisht me Koventrin. Por kjo paraqitje e shkëlqyer me Sporting mund ta rikthejë në Angli, këtë herë në Premier Ligë. Edhe Arsenal ka shfaqur interes për suedezin, por Çellsi ka kohë që ndjek lojtarin, ndaj duket se “blutë” e Londrës janë favoritë për ta marrë. Ata e kanë ndjekur 3 herë lojtarin gjatë muajit të fundit, çka tregon për interesin e skuadrës londineze.

Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2028 me Sporting Lisbonës dhe kostoja e kartonit të tij mund të shkojë në 40 milionë euro. Gjithsesi, kjo shumë mund të zbutet me ndonjë lojtarë të huazuar nga londinezët.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Ylber Ramadani

Ylber Ramadani, “maratonomaku” i Seria A

belingam real madrid

Ylli i Realit largohet nga Madridi, e kërkojnë klubet e Premier Ligës

edon-zhegrova

Juventusi mëson çmimin e Zhegrovës, Arsenali futet në garë

xavi

Nëse do largohej nga Barcelona, Çavi do merrte këtë skuadër

bayern bajern mynih minhen

Tifozët e Bajernit me peticion kërkojnë qëndrimin e Tomas Tushellit

akil

Ndalet Akil Gjakova në Evropianin e Kroacisë

toni kroos kros

Kroos tregon me humor ‘gënjeshtrat’ e Ancelottit: “Ai na thotë se po fituam këtë ndeshje ka mbaruar, por kjo kurrrë nuk mbaron!”

xavi cavi

Guti sulmon Xavin, pas vendimit të tij për të qëndruar te Barcelona!

Pep Guardiola

Sipas Guardiolas vetëm këto dy ekipe janë në garë për titullin

INFO

NA NDIQ