Çmenduria nga Arabia Saudite: Miliarda euro në vitet e ardhshme për të tërhequr emrat më të mëdhenj të futbollit

INA
INA

7 Qershor, 2023

Kalimi i Cristiano Ronaldos në futbollin saudit duket se ka qenë një pikë kthese për Superligën Profesionale të futbollit në Arabinë Saudite.

Superylli portugez i habiti të gjithë kur pas ndërprerjes së kontratës me Manchester Unitedin vendosi që të transferohej në një ligë që ishte shumë e ulët për nivelin e tij.

Porse nga marrëveshja me Al Nassr, 38-vjeçari përfiton mbi 200 milionë euro në sezon dhe siç po shkojnë gjërat duket se gjithçka ka qenë e planifikuar.

Deklarata e Ronaldos se Superliga saudite do të jetë një nga kampionatet më të forta në botë, fillimisht u mor me rezerva. Mirëpo, duket se eprorët sauditë kanë një plan për realizimin e saj.

Duke iu referuar një publikimi në El Mundo, Football Tweet raporton se në dy vitet e ardhshme Arabia Saudite planifikon të investojë deri në 20 miliardë euro për të tërhequr interesimin e futbollistëve më të njohur që të kalojnë në elitën e futbollit të tyre.

Ronaldon veçmë e ndoqi Karim Benzema, i cili nënshkroi për Al Ittihad, ndërsa po qarkullojnë shumë emra tjerë të njohur që pritet të transferohen në Superligën saudite të futbollit

https://twitter.com/Football__Tweet/status/1666154281999691776?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1666154281999691776%7Ctwgr%5E38d72913ec8f810dfcd157d8ed80566db02fc0d8%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Frevista.mk%2F2023%2F06%2F07%2Fcmenduria-nga-arabia-saudite-miliarda-euro-ne-vitet-e-ardhshme-per-te-terhequr-emrat-me-te-medhenj-te-futbollit-telegrafi%2F

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Jurgen Klopp

Goli i anuluar i Diazit, vjen deklarata zyrtare e Liverpullit

kombetarja fitore shqiperi

Çka thonë bastet, Çekët favoritë ndaj Shqipërisë

decici

Deçiqi gjunjëzon Buduçnostin! Skuadra shqiptare lider në Kampionatin e Malit të Zi

Lewandovski levandovski

Lewandowski, i dëshiruari nga klubet arabe

IMG_5656

Reagon kryetari i KF Bashkimi nga Kumanova, Armend Destani për incidentin ndaj Sasës, ka një kërkesë për Komisionin Disiplinor (VIDEO)

IMG_20231001_191904

Klubi “Bashkimi2002” nga Kumanova shkëlqen në turneun ndërkombëtar, 8 medalje të arta

raphina-rafinja

“Goditet” Barcelona, Raphinha do të mungojë gati një muaj

myrto uzuni

Lajm i mirë për Kombëtaren shqiptare, Uzuni grumbullohet me Granadan për ndeshjen e sotme

kombetarja fitore shqiperi

Muaji tetor është “zjarr” për ekipet kombëtare, nga përfaqësuesja A dhe Shpresa, te skuadrat e tjera zinxhire dhe femrat

INFO

NA NDIQ