“Euro 2024”/ Ja kuqezinjtë e përzgjedhur nga trajneri Sylvinho për sfidat e qershorit

INA
INA

31 Maj, 2023

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Junior ka shpallur listën me emrat e 27 lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e kualifikueseve të “Euro 2024” ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Krahasuar me ndeshjen e marsit ndaj Polonisë, këtë herë tekniku kuqezi ka grumbulluar më shumë lojtarë, duke qenë se janë dy ndeshje në qershor, ndërkohë që ka edhe emrat të rinj apo rikthime të rëndësishme.

Do të jenë katër portierë të ftuar në grumbullim, dhe përveç Etrit Berishës, Thomas Strakoshës e Elhan Kastratit në listë është edhe Simon Simoni, portiere i U-21, i cili vjen për herë të parë me ekipin në një ndeshje zyrtare.

Në mbrojtje rikthehen Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli, të cilët munguan në mars ndaj Polonisë për shkak dëmtimi, ashtu si edhe Adrian Bajrami, i cili është ftuar për këto sfida.

Emrat e tjerë që përbëjnë repartin e mbrojtjes janë Ivan Balliu, Elseid Hysaj, Federic Veseli, Enea Mihaj dhe Andi Hadroj, ndërkohë që një tjetër risi është Mario Mitaj, i cili gjithashtu vjen nga U-21.

Edhe në mesfushë ka një rikthim të rëndësishëm, pasi Keidi Bare e ka lënë pas dëmtimin dhe është plotësisht i gatshëm për Kombëtaren në këto ndeshje të rëndësishme. Klaus Gjasula, Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Nedim Bajrami, Keidi Bare, Qazim Laçi dhe Anis Mehmeti plotësojnë këtë repart.

Për sulmin trajneri Silvinjo ka ftuar plot 6 lojtarë, teksa edhe në këtë repart ka dy ndryshime krahasuar me grumbullimin e fundit. Do të rikthehet në skuadër Armando Sadiku, ndërkohë që trajneri ka ftuar edhe Ernest Muçin, teksa së bashku me Myrto Uzunin, Taulant Seferin, Jasir Asanin dhe Sokol Cikalleshi, do të plotësojnë ofensivën kuqezi.

“Euro 2024”/ Ja kuqezinjtë e përzgjedhur nga trajneri

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Jurgen Klopp

Goli i anuluar i Diazit, vjen deklarata zyrtare e Liverpullit

kombetarja fitore shqiperi

Çka thonë bastet, Çekët favoritë ndaj Shqipërisë

decici

Deçiqi gjunjëzon Buduçnostin! Skuadra shqiptare lider në Kampionatin e Malit të Zi

Lewandovski levandovski

Lewandowski, i dëshiruari nga klubet arabe

IMG_5656

Reagon kryetari i KF Bashkimi nga Kumanova, Armend Destani për incidentin ndaj Sasës, ka një kërkesë për Komisionin Disiplinor (VIDEO)

IMG_20231001_191904

Klubi “Bashkimi2002” nga Kumanova shkëlqen në turneun ndërkombëtar, 8 medalje të arta

raphina-rafinja

“Goditet” Barcelona, Raphinha do të mungojë gati një muaj

myrto uzuni

Lajm i mirë për Kombëtaren shqiptare, Uzuni grumbullohet me Granadan për ndeshjen e sotme

kombetarja fitore shqiperi

Muaji tetor është “zjarr” për ekipet kombëtare, nga përfaqësuesja A dhe Shpresa, te skuadrat e tjera zinxhire dhe femrat

INFO

NA NDIQ