Europa dhe Conference League: Sot luhen 8 ndeshje të çerekfinaleve

Iliria News Agency
Iliria News Agency

13 Prill, 2023

Sot do të luhen ndeshjet e para të çerekfinaleve të Europa dhe Conference League.

Në Europa League, të parët që futen në fushë do të jenë holandezët e Feyenoord kundër “gladiatorëve” të Romës. Kjo do të jetë një ndeshje shumë e fortë dhe me shumë emocione. Feyenoord ndodhet në një formë të jashtëzakonshme në kampionatin e tyre, duke u renditur në vendin e parë me 67 pikë dhe regjistron 5 fitore në 5 ndeshjet e fundit në ligë.

Roma nga ana tjetër, ka përparuar mirë në Serie A, duke u renditur në vendin e tretë në Serie A me 53 pikë, dhe janë në luftë me disa klube të tjera në ligë për të zënë pozicionin e kualifikimit në Champions League sezonin e ardhshëm. Kjo sfidë do të jetë një përsëritje e asaj finaleje në Conference League që u zhvillua në Tiranë, ku Roma ishte ekipi i parë që fiton këtë trofe të ri.

Ndeshje tjetër e bukur do të jetë ajo mes Juventusit dhe Sportingut të Lisbonës në Torino. Edhe pse të penalizuar me 15 pikë, “zonja e vjetër” është duke bërë maksimumin për t’u ngjitur sa më lartë në tabelë dhe këtë gjë po e bënë mjaft mirë me rezultatet positive kohët e fundit. Ata do të presin në shtëpi një ekip të fortë portugez, të cilët eliminuan Asenalin në 1/16. Sporting ndodhet në vendit e katërt të ligës portugeze dhe rezultatet janë mjaft të mirë në pesë sfidat e fundit në ligë. Ata janë duke u përpjekur për të kapur me pikë vendin e tretë ku ndodhet Braga, për të tentuar kualifikimin në Champions League në sezonin e ardhshëm.

Manchester United do të presë në shtëpi ekipi spanjoll të Sevilla. Anglezët do të bëjnë sot pa disa lojtarë kryesorë, ku më decizivi që nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë skuadrën e tij do të jetë Rashford pasi pësoi një dëmtim pak ditë më parë. United është në formë të mirë që pas ardhjes të Ten Hag, me holandezin që është ambientuar me skuadrën dhe po zhvillion një sezon të mirë, duke u pozicionuar në vendin e katërt në Premier League, edhe pse konkurrenca është e fortë për një pozicion në Champions League për sezonin e ardshëm. Nga ana tjetër, Sevilla njihet si ekipi i finaleve të këtij kompeticoni, por në këtë sezon nuk ka pasur rezultate pozitive. Sevilla ndodhet në vendin e 13-të në La Liga.

Edhe Conference League do të zhvillojë ditën e sotme disa ndeshje interesante. Gent do të presë sot në shtëpi anglezët e West Ham. Ndeshje tjetër e bukur është edhe ajo mes belgëve të Anderlecht të cilët do të sfidojnë holandezët e AZ Alkmaar.

Basel do të presë francezët e Nice në Zvicër, ndërsa Lech Poznan do të përballet me Fiorentinën, me italianët të cilët janë në një formë të jashtëzakonshme këtë periudhë./h.ll/abcnews.al

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

futboll

Këto janë ekipet që shkojnë në garat evropiane dhe ato që bien nga Ligue 1

samir

Krutaj: Kam një endërr dhe një shpresë për klubin e zemrës “KF Bashkimi”

FB_IMG_1685817175685

Shkëndija e Haraçinës përmes penalltive plasohet në Ligën e Tretë-Veri

galtier-psg

PSG merr vendimin për të ardhmen e trajnerit, Murinjo drejt Francës

shkendija2

Shkëndija përforcon sulmin me një holandez

akil

Akil Gjakova i shtati në Grand Prix Taxhikistan

messi

Messi njofton largimin e tij nga PSG

KASAMI

Sporti na bashkon/Durrësi, Ulqini, Bujanoci e Peja bëhen bashkë në Tetovë

osimhen

S’kishte dyshime, Osimhen sulmuesi më i mirë i sezonit në Serie A

INFO

NA NDIQ