Feta Alimi: Dyert e Kuvendit nuk u hapën me çelësa

INA
INA

8 Qershor, 2023

Ish i dënuari për 27 prillin e vitit 2017 në Kuvend, Abdylfeta Alimi i cili njëkohësisht është personi i cili shpëtoi Ziadin Selën, ka folur në emisionin “Rruga drejt” në TV Alsat, të vërtetën për hapjen e dyerve të Kuvendit.

Ai në bisedën me gazetarin Ardian Kerimi ka dhënë detaje se çfarë ndodhi më 27 prill 2017 në Kuvendin e Maqedonisë, por edhe për vuajtjen e dënimit me burg.

“Atë ditë isha i sistemuar në atë vend, por aty nuk isha 7 muaj, asnjëherë, përveç në ditën kritike. Po mua nuk më ka shkuar mendja për lojëra. Me ato çelësa kurrë nuk janë hapur dyert e mesme. E dini mirë se kush i hapi dyert. Kur mbarojnë seanca, 95 për qind e tyre ikin në shtëpi. Kur kanë ndonjë konferencë duhet të na njoftojnë, por mua atë ditë nuk më njoftoi askush”, rrëfen Alimi.

Sipas tij, momenti më i vështirë ishte kur e dënuan.

“E kisha djalin mbrapa. Atë moment nuk mund ta harroj. U ktheva mbrapa e pash djalin, ju kishin skuq sytë dhe më tha në heshtje ‘shumë babi”, theksoi Alimi duke shtuar se bëhet fjalë për proces të montuar dhe të padrejtë.

I pyetur se a i është ofruar ndonjëherë që në kusht të lirisë dhe lirimit nga akuza të kaloj në subjekt tjetër politik?

“Mbas dënimit kishte gjëra të tilla. Brenda në burg më vinin sinjale por edhe fëmijëve u kanë thënë”, u shpreh Abdylfeta Alimi, ish i dënuari për 27 prillin.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

durmo llaskarc

Si mundet që rasti i “Llaskarcës” ku pati viktima, të zgjasë me vite? – pyet gjykatësja e Kushtetueses, Kacarska

albin kurti

Albin Kurti: Ky ishte qëllimi i Vuçiqit më 24 shtator

Ali Ahmeti

Ahmeti: Pranoj rivalitetin, por jo deri në armiqësi

chollet

Chollet telefonon Kurtin dhe Vuçiqin. Ja mesazhi i tij

Irina Panovska Stavridis

Skandal në Klinikën e hematologjisë në Shkup: Drejtoresha i jep tender mbi 3 milionë euro babait të saj

armatimi veri

Lajmi i fundit/Në veri të vendit arrestohen edhe dy persona dhe konfiskohet arsenal armësh

krenar lloga

Lloga: Ligji për amnisti do të dorëzohet në Kuvend, s’ka amnisti për veprat e rënda penale

merko

Merko tanimë 3 muaj në “Listën e Zezë”, asnjë rast nuk ka marrë epilog

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Ligji për amnisti do të dorëzohet në Kuvend, lirim i plotë për dënimet me burg deri në 6 muaj, nuk ka amnisti për veprat e rënda penale

INFO

NA NDIQ