Hyrja e Aleancës së Shqiptarëve në pushtet nuk është ugur i mirë!

Picture of designer@fetishimedia.ch

29/01/2023

shkruan Xhevdet NASUFI

TIRANA, SHKUPI, SHQIPTARËT
Bizare, ama sikur me fanfare liderët politik shqiptar të Maqedonisë së Veriut u mblodhen në Tiranë para ca ditëve.

Motivi i takimit, sipas standardit mistik-komunist të Bujare Osmanit, takimi ishte darkë për vitin e ri me Ramen, kurse për vetë Ramën, takim për shqyrtimin e proçesit integrues në MV.

Nëse i referohemi kurtuazisë diplomatike, takimi ishte ndërhyrje ordinere në punët e brendshme të MV, ama Rama është përjashtim: E vetmja MV e mbështeti Ramën pa hamendim në proektin konfuz, Ballkani i Hapur,dhe natyrshëm në sensin më elementar, Rama kthen borxhin si ndjesi morale.

Pra,edhe sa të duem të mbulojm takimin me idenë e bashkëpunimit mbarshqiptar,takimi nuk ishte i till dhe në këtë distancë të shkurt kohore u qartsuan disa qëllime kryesore të tij:

-Së pari, Rama hyri në vitin zgjedhor për pushtetin vendor dhe takimi i realizuar me shqiptarët e MV është për efekt zgjedhor për socialistet të cilët realisht, gjertani e kanë sfiduar për të keq funksionimin e pluralizmit politik, bile pushtetin vendor e kanë të “okupuar” tërësisht;

-Së dyti, Kovaçeski në bashkqeverisje me Ahmetin janë në krizë politike dhe Shteti sikur asnjëher, po u rrëshqet në konfuzion dhe pasiguri juridike. Bile, disa ikje spektakulare të kriminelëve në prezencë dhe vrojtim shtetror përfshi edhe Gruevskin,apo ndarja e shtetsisë një oligarku,pse jo edhe agjenti rusë(shqiptarë të shumtë me decenie nuk mund të marin nënshtetësinë), apo edhe ndërhyrja e paralajmëruar amerikane në luftën kundër korupsionit(së pari në gjyqësor ), janë sinjale të elementeve ugurzi të krizës së thell ,të mungesës së vullnetit dhe të kapaciteteve për tu përball me te. Mosmiratimi i ndryshimeve kushtetuese(bulgarët të futen në preambulen e Kushtetutes), e njejta krizë edhe më efektshëm do të faktorizon dhe thellon krizen. Propaganda joparimore, manipulimet politike, apo edhe svidat jo të sinqerta me kundërshtarët politik të BDI-së, mosndryshimi i kushtetutës për interes të bullgarëve, do të godasë fortë koalicionin qeverisës aktual.Kjo,sepse më shumë se njëzet vjet qeverisje , BDI si levë propaganduese e ka patur evrointegrimin, i cili fillimisht si bumerang duhet /dhe do të godasë BDI-në, për devijancat në kumunikim me publikun, për josinqeritet propaguese me qytetarin,për partizimin e skajshëm të shtetit . Si përfundim, aparenca logjike,LSDM dhe BDI i eksponohen diskredibiliteti real që të vazhdojn me proçesin evrointegrues,por nga ana tjetër edhe me vetë qeverisjen .

-Së treti,takimi në Tiranë dukshëm influencon në qeverisjen e shqiptarëve në MV,në rrafshin që mundësisht,të gjitha partitë politike shqiptare të hynë në Qeveri,të çveshura nga koncepte ideore apo programore dhe të instalohet qeverisje unikale,plurale vetëm në sferen e kuadrave dhe punsimeve partiake.

Në fakt,hyrja e Aleancës së Shqiptarëve në pushtet nuk është ugur i mirë.

Me së pari,kjo jo se i ndryshon numrat e votimi,të nevojshëm për ndryshimet kushtetuese, pasi shqiptarët proamerikanizmin dhe proevropizmin nuk e kushtëzojn nga pjesmarja në qeveri; Së dyti, hyrja pothujse e gjithë partive në Qeveri, nuk e ndihmon as qeverisjen efektive (koalicionet e këtilla janë luftë për pozicione dhe garë partiake),por edhe më pak interesat kombëtare të shqiptarëve.Si përfundim, ky amallgam qeverisës(të majtë,të djathtë,centrist,klerikë, radikal…) është benefit vetëm vetëm për BDI-në që edhe më tej të ushtroj pashallëkun pa konkurencë reale politike.

Gjithsesi,takimi në Tiranë pasi nuk reflektoj nevojat reale të shqiptarëve në MV(ridefinimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare,riformulimi i kohezionit qeverisës shqiptar-maqedonas duke plotsuar Kushtetuten në rrafshin e ushtrimit të funksionit të Kryetarit të Shtetit( së pakti nënkryetar shqiptar),ushtrimit të funksionit të Kryeministrit(së pakti rotacioni si model…),ushtrimi i funksionit të Ligjëvënsit(së pakti të eleminohet mbivotimi për çështjet e hapura të barazisë etnike), vetvetiu dëshmohet se takimi në Tiranë ka patur në fokus interesin e fragmentarizuar partiak të BDI dhe PS dhe liderëve të tyre.

Pra, siç është bërë traditë shumë herë dhe për shumëgjera gjertani, Rama dhe Aliu pacifizmin politik e kanë në fokusin e veprimit,kurse temat kombëtare shqiptare shumë pak e aspak i fusin në agjendat e tyre. Me zell të pashembull liderët në fjal u qasen politikave mondene, në hapsirë dhe përmbajtje. Sikur të ishte ndryshe nga kjo,pse nuk kërkohet pas kaq vite qeverisje te Aliut dhe Rames, në Maqedoninë e Veriut të hapet Kushtetuta edhe për shqiptarët,por vetëm për bullgarët dhe grekët? Mos vall dikush mendon se edhe në këto rrethana globale dhe gjeostrategjike është e nevojshme edhe një luftë(apsurd neveritës) për të ndryshuar Kushtetuten ?!

Nëse liderët shqiptar mendojn që MV të shpëtohet nga tendenca antievropizuese, kjo nuk mund të bëhet në Tiranë, por në Shkup,nuk mund të bëhet me presion ndaj shqiptarëve(e kanë të dëshmuar proglobalizimin),por ndaj maqedonasve etnik.

TË FUNDIT

Mexhiti: Taravari s’ka vend në Qeveri nëse bashkëpunon me BDI-në

Sela në Click Plus foli për ASH-në dhe Taravarin, çfarë tha…?

Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

Reagon Gjesti për herë të parë pas fitores së BBVA

Jahoski, pronari i “Pucko Petrol” ofron 2 milionë euro garanci për të dalë nga paraburgimi

Shtyhet sërish seanca konstituive, ky ishte propozimi i Glauk Konjufcës

ME TE LEXUARA

1
Mexhiti: Taravari s’ka vend në Qeveri nëse bashkëpunon me BDI-në
1
Sela në Click Plus foli për ASH-në dhe Taravarin, çfarë tha…?
1
Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother
1
Reagon Gjesti për herë të parë pas fitores së BBVA
1
Jahoski, pronari i “Pucko Petrol” ofron 2 milionë euro garanci për të dalë nga paraburgimi

LEXO MË SHUMË

Mexhiti: Taravari s’ka vend në Qeveri nëse bashkëpunon me BDI-në

Sela në Click Plus foli për ASH-në dhe Taravarin, çfarë tha…?

Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

Reagon Gjesti për herë të parë pas fitores së BBVA

Jahoski, pronari i “Pucko Petrol” ofron 2 milionë euro garanci për të dalë nga paraburgimi

Shtyhet sërish seanca konstituive, ky ishte propozimi i Glauk Konjufcës