Ish-sulmuesi i Interit dënohet me 2 vite, tentoi të mashtrojë në kontrollet e dopingut

INA
INA

26/03/2024

Ish-sulmuesi i Interit, Gabriel ‘Gabigol’ Barboza është dënuar me 2 vite pezullim nga aktiviteti sportiv, për shkak të tentativës së mashtrimit me një çështje të dopingut në Brazil. Qendërsulmuesi u shpall fajtor për tentativat e tij për të manipuluar testin e dopingut në kampin e Flamengos më datë 8 prill të vitit të kaluar.

Teksa të gjithë bashkëlojtarët e tij i kompletuan testet para orës 10 të mëngjesit, Gabigol u akuzua se u mundua t’i ‘pengojë’ zyrtarët për t’i kryer testet. Ai dështoi në përputhje me procedurat dhe shkoi për të ngrënë drekë në vend të kësaj, e dorëzoi enën e mostrës së urinës së tij, dhe më pas u tha zyrtarëve se ky është testi i tij ‘përfundimtar’ i dopingut. Dënimi për të u mor sot dhe do të zgjasë deri në prill të 2025, pasi zgjat dy vjet pas incidentit.

27-vjeçari u transferua nga Santosi tek Interi në verën e vitit 2016 për 29 milionë euro, por nuk pati impaktin e duhur te zikaltrit, duke kontribuar me një gol në 10 ndeshje dhe duke u emëruar ‘Lojtari më i Dobët’ në Serie A. Ai më pas luajti në huazim tek Benfika, Santosi dhe Flamengo para shitjes përfundimtare tek ky i fundit në janar të vitit 2020 për 17 milionë euro.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Ylber Ramadani

Ylber Ramadani, “maratonomaku” i Seria A

belingam real madrid

Ylli i Realit largohet nga Madridi, e kërkojnë klubet e Premier Ligës

edon-zhegrova

Juventusi mëson çmimin e Zhegrovës, Arsenali futet në garë

xavi

Nëse do largohej nga Barcelona, Çavi do merrte këtë skuadër

bayern bajern mynih minhen

Tifozët e Bajernit me peticion kërkojnë qëndrimin e Tomas Tushellit

akil

Ndalet Akil Gjakova në Evropianin e Kroacisë

toni kroos kros

Kroos tregon me humor ‘gënjeshtrat’ e Ancelottit: “Ai na thotë se po fituam këtë ndeshje ka mbaruar, por kjo kurrrë nuk mbaron!”

xavi cavi

Guti sulmon Xavin, pas vendimit të tij për të qëndruar te Barcelona!

Pep Guardiola

Sipas Guardiolas vetëm këto dy ekipe janë në garë për titullin

INFO

NA NDIQ