Kasami në konakun e Kullës së Xhevdet Krasniqit

INA
INA

20 Maj, 2023

Kreu i Lëvizjes BESA i udhëhequr nga Bilall Kasami kanë vizituar Drenicën, për nderim të luftëtarëve të UÇK-së. Ai ka qëndruar në odën e kullës së Xhevdet Krasniqit.

Lidhur me këtë vizitë ka informuar nënkryetari i Lëvizjes BESA, Fatmir Limani, që ka postuar një njoftim në rrjetet sociale:

KULLA E XHEVDET KRASNIQIT ( mik – dhëndërr i Adem Jasharit )

Dikur, dikush tha:

– Është e vështirë të rrish në “Odën e Burrave..” !
Tjetri i riktheu:

– Në “Odë të Burrave” është e lehtë të hyshë, por në Odë me Shejtana është e vështirë të rrishë” (.., odat e këtilla u’a kemi lënë të pafytyrëve) !!!

Traditë e përcjellur brez pas brezi te familjet që kanë për “fis” pushkën dhe besën.

Bashkë me Bilall Kasami, Adnan Azizi, Daut Rexhepi “Leka”, Nuredin Fetau “Luli”, Xhemal Bajrami të ftuar në konakun e Xhevdet Krasniqit, dhëndërr (nga vajza) i Adem Jasharit, i cili bashkë me familjen na mblodhi në sofrën e shtruar dhe përgatitur nga duarët e pasardhësve të heronjve të pavdekshëm dhe të lavdishëm të kombit tonë.

Shpalosje kujtimesh, veprimtarie, trimërie, sakrifice, historie.., por edhe shtet’ndërtimi mbi bazën e parimit dhe pranimit të të mirit, të aftit, të diturit, profesionistit, të sinqertit..

Mirënjohje pasardhësit Lulzim Adem Jashari, Shqipe Jashari Krasniqi (për bukën e gatuar), Xhevdet Krasniqi, Safet Krasniqi, Arben Vitia, Amet Zabeli, Abedin Gashi, Naim Bardiqi dhe Emrush Haxhiu.

Me këtë rast na u dhurua statuja e legjendës së kombit Adem Jashari, e cila bëhet pjesë e Kullës Muze “Liria”.
*Ps: Kushdo që përpiqej të shkatrrojë e përçajë familjet e kombit do të mbetet i dështuar sepse gjaku i derdhur na bashkon edhe më fuqishëm, për të realizuar amanetet e të përjetësuarve për çlirim, liri e bashkim kombëtarë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

radev

Radev: Sa më parë që bullgarët të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, aq më mirë do të jetë për të gjithë

policija-1-800x445

Arrestohet një shpërndarës i drogës në Ohër

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Paqja në Kosovë, është paqe për Ballkanin Perëndimor

Arrestim_Pranga-780x468-1

Rrahu gruan dhe fëmijën, arrestohet 36-vjeçari nga Gostivari

arben-taravari-1

(VIDEO) Taravari: Do të bëjmë çmos për ta heq 20%

samiti-i-berlinit

MPJ: Hyjnë në fuqi tri marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit

spasovski

Spasovski: Është rritur efikasiteti në zbulimin e kontrabanduesve të emigrantëve

gjobaa

183 gjoba në Shkup, 55 për tejkalim të shpejtësisë

shkupi

Turqia dhe Maqedonia, shpenzime më të ulëta për jetesë në Evropë

INFO

NA NDIQ