Kosova pas humbjes nga Hungaria, flet trajneri Foda

ina-online
ina-online

27/03/2024

Kombëtarja e Kosovës pësoi sot disfatën e parë nën urdhrat e trajnerit të ri, Franco Foda. “Dardanët” u mposhtën me rezultat solid 2:0 nga Hungaria në “Puskas Arena” të Budapestit.

Pas ndeshjes, trajneri i Kosovës, Franco Foda u shpreh i kënaqur me atë që e pa në fushë nga “Dardanët” për një orë lojë, ndërsa vazhdoi duke thënë se lojtarët e tij nuk janë në nivelin për të zhvilluar 90 minuta në një ndeshje.

“Deri në minutën e 60’ isha shumë i kënaqur. Në pjesën e parë kishim mundësitë më të mirë për shënim. Por, në pjesën e dytë pranuam gol që nuk bën të pësohet në këto nivele. Duhet të mësohemi që pas pësimit të një goli të tillë, kishte edhe 30 minuta, dhe mund të barazonim. Më pas pësuam edhe të dytin, dhe ndeshja mbaroi”, tha Foda.

“Bëmë presing, fituam shumë topa dhe krijuam raste. Ndonjëherë kemi humbje të lehta të topit, si te goli i parë. Nuk duhet të ndodhë një gjë e tillë. Paraqitjen që bëmë për 60 minuta, duhet të mësohemi ta bëjmë për 90 minuta, por nuk jemi ende në atë nivel. Kjo është shumë e rëndësishme, duhet të përmirësohemi në këtë drejtim. Për të arritur kualifikimet në Botëror apo Evropian, ne duhet të performojmë për 90 minuta. 60 minuta nuk mjaftojnë”, tha më tej Foda.

Miqësorja e radhës e Kosovës është më 5 qershor kundër Kombëtares së Norvegjisë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

akil

Ndalet Akil Gjakova në Evropianin e Kroacisë

toni kroos kros

Kroos tregon me humor ‘gënjeshtrat’ e Ancelottit: “Ai na thotë se po fituam këtë ndeshje ka mbaruar, por kjo kurrrë nuk mbaron!”

xavi cavi

Guti sulmon Xavin, pas vendimit të tij për të qëndruar te Barcelona!

Pep Guardiola

Sipas Guardiolas vetëm këto dy ekipe janë në garë për titullin

Qatip Osmani

Befasi, Vllaznia shkarkon trajnerin Qatip Osmanin dhe ndihmësin e tij, Bashkim Livoreka

kloop

Arne Slot i thot “PO” Liverpullit dhe idejës për të zëvëndësuar Klop-in në largim

Gianni Infantino

FIFA shpall marrëveshjen me kompaninë saudite të naftës Aram

Distria Krasniqi

Krenari, Distria Krasniqi kampione e Evropës në Xhudo

belingam real madrid

Një ‘ushtar’ i Ancelottit, po përgatit valixhen drejt Arabisë Saudite…

INFO

NA NDIQ