Fronti Europian e mbajti tubimin përmbyllës! Hoxha e Thaçi me fjalor më të ashpër, reagon Kasami

Picture of INA
INA

06/05/2024

Mbështetje në zgjedhjet parlamentare të tetë majit kërkoi Fronti Europian nga mbështetësit e tyre nga tubimi i mbrëmshëm përmbyllës në sheshin “Iliria” në Tetovë. Duke folur secili kryetar i partisë veç e veç, disa prej tyre nuk kursen edhe fjalë më të ashpra ndaj oponentëve të koalicionit VLEN. Pula mbetet pulë edhe nëse ia vendosë krahët e shqiponjës, tha Arjanit Hoxha.
Ka një thënie popullore: Pula mbetet pulë edhe nëse i’a vendosë krahët e shqiponjës. Prandaj, të dashur vëllezër dhe motra, mos të lejojmë që këta në opozitë, me ndihmën e Mickoskit t’ua presin krahët shqiponjave por më 8 maj, të japim mesazhin e fuqishëm, goditjen e fundit, duke i treguar se as klithjet e Bilall Kasamit e as zëri i bretkocës nga bunari i Afrim Gashit e as ata të tjerët që i ndryshojnë qëndrimet pesë here brenda ditës, nuk mund të ndalin vullnetin e shqiptarëve”, deklaroi Hoxha.

Menduh Thaçi shkoi edhe më thellë, duke i quajtur moçal politik.

“Para jush përshëndes personin i cili në zgjedhjet presidenciale, me votën e vet, xhunglën politike të VLEN-it, e sakatoi dhe e bëri moçal politik, Bujar Osmanin. Unë e siguroj z.Bujar Osmanin se unë jam ekspert për dezinfektimin e moçaleve, si baktere, parazitë dhe virusë të ndryshëm”, tha Thaçi.
E ndaj këtyre fjalëve reagoi kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami. Në Facebook profilin e tij Kasami thotë se nuk do t’i shajë ata ashtu siç janë sharë mes vete në të kaluarën. Vota për hajdutët, thotë se nuk llogaritet si vote shqiptare.

“Edhe po të dua t’ju shaj, unë nuk e shaj dot Aliun aq rëndë sa Menduhi e Ziadini. As Menduhin s’e shaj dot aq poshtër sa e ka sharë Aliu e Ziadini. As Ziadinin nuk e shaj dot aq fëlliqur sa e ka sharë Menduhi e Aliu. Jo o paterica të BDI-së, unë as nuk shaj, as nuk dhunoj, por unë si kryetar i Tetovës që e fitova kur ju e kishit lënë me zero investime, ju them me plot bindje. Vota e shqiptarëve nuk është votë për hajdutët, Vota për hajdutët nuk llogaritet dot si shqiptare”, reagoi Kasami.

Përndryshe në po të njëjtin shesh në Tetovë sonte e ka tubimin përmbyllës koalicioni VLEN. Fillimisht dy taboret kishin caktuar tubimet përmbyllëse në të njëjtën kohë, por më pas Fronti Europian u tërhoq dhe e organizoi atë një ditë më herët.

TË FUNDIT
9 minuta
Veseli: 55 biznesmenë turq të interesuar për investime në Maqedoni, së shpejti në vizitë
2 orë
Më 23 maj Siljanovska Davkova do ta realizojë vizitën e parë jashtë vendit
2 orë
Maqedoni e Veriut, më 22 maj rivotime në disa qendra votimi
14 orë
Taravari: Shqiptarët do të kenë kryeparlamentarin e gjashtë ministri (VIDEO)
14 orë
Salihu mbështetje nga bashkëatdhetarët në Padova

ME TE LEXUARA

18 orë
Kurti priti krerët e koalicionit VLEN, i uroi për fitoren dhe rezultatin zgjedhor
17 orë
Gashi për bisedimet me VMRO-në për qeveri: Bukur mirë, në rrugë të mbarë
2 ditë
Rivotim në Zhelinë, Gjykata vendosi, VLEN: Drejtësia fitoi
16 orë
VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin, i bëjmë thirrje të bëhet opozitë konstruktive
1 ditë
Paradite mot me diell dhe i ngrohtë, pasdite në disa pjesë të Maqedonisë së Veriut pritet shi dhe bubullima
14 orë
Salihu mbështetje nga bashkëatdhetarët në Padova
23 orë
Zyrtari i policisë së Maqedonisë kapet duke marrë 12 mijë euro ryshfet

LEXO MË SHUMË

IMG_2216

Veseli: 55 biznesmenë turq të interesuar për investime në Maqedoni, së shpejti në vizitë

gordana siljanovska

Më 23 maj Siljanovska Davkova do ta realizojë vizitën e parë jashtë vendit

kuti votimi zgjedhje

Maqedoni e Veriut, më 22 maj rivotime në disa qendra votimi

Arben Taravari

Taravari: Shqiptarët do të kenë kryeparlamentarin e gjashtë ministri (VIDEO)

IMG_2207

Salihu mbështetje nga bashkëatdhetarët në Padova

vlen gashi kasami mexhiti taravari

VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin, i bëjmë thirrje të bëhet opozitë konstruktive

Screenshot-31

Gashi për bisedimet me VMRO-në për qeveri: Bukur mirë, në rrugë të mbarë

IMG_2195

Kurti priti krerët e koalicionit VLEN, i uroi për fitoren dhe rezultatin zgjedhor

Gordana Siljanovska Davkova

Presidentja e sapozgjedhur nisi me zgjedhjen e stafit, sa kuadro shqiptare do jenë?!

INFO

NA NDIQ