A po vendoset në pikëpyetje kryeministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut?

ina-online
ina-online

9 Qershor, 2023

Me propozimin e fundit të VMRO-DPMNE për Qeveri pa BDI-në, si duket do të vendoset në pikëpyetje se a do të bëhet ose jo kryeministri shqiptar, një ide e BDI-së që më pas u shndërrua në marrëveshje vetëm politike me LSDM.

Por lidhur me këtë, nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi deklaroi për TV21 se kjo ide nuk bie poshtë dhe se nuk ka të bëjë me kërkesën e VMRO-DPMNE-së.

Sipas tij,  formimi i Qeverisë gjithëpërfshirëse për votimin e ndryshimeve kushtetuese nuk ndërlidhet me marrëveshjen që në 100 ditët e fundit të kësaj Qeverie kryeministri të jetë shqiptar, që i bie se fillimisht do të duhet të kemi qeveri të zgjeruar për ndryshime kushtetuese dhe për të caktuar zgjedhje të reja dhe pastaj qeveri teknike me kryeministër shqiptar.

“Ajo është marrëveshje politike që është pranuar nga të gjitha palët të cilët kanë arritur atë marrëveshje, por për këto zhvillimet e fundit po them se brenda partisë jemi në takime dhe konsulta permanente me miqtë tanë ndërkombëtarë. 100 ditëshi nuk ka të bëjë me një Qeveri e cila mund eventualisht të formohet pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese”, deklaroi për TV21, deputeti Ademi.

 

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Radojcic vilat pasuria

Sveçla tregon se për çka do ta shfrytëzojnë vilën e Radojçiqit!

IMG_5648

Publikohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku (VIDEO)

pensionist

Prej nesër fillon pagesa e pensioneve, me rritje prej 5.3%

bilall kasami

Kasami: Nuk do të votojmë për ndryshimet Kushtetuese, kërkojmë të hiqet 20%

iphone dyqan

Sa rroga nevojiten për iPhone 15 në Maqedoni dhe në rajon

market

AUV: Ushqimi që importohet në RMV – i sigurtë!

supermarketet-800x445

Mbyllen edhe 10 markete që nuk kanë zbritur çmimet!

IMG_5646

Policia e Kosovës me dëshmi të reja: ja ku dhe si u përgatit sulmi (VIDEO)

Digital era Romaing

Prej sot roamingu me BE më lirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

INFO

NA NDIQ