Kultura e komunikimit në media

Sunaj Raimi

Është shumë interesant fakti se sa herë që shikoj ndonjë emision debativ në kanalet e shumtë të Shqipërisë (kohës fundit edhe të Kosovës e Maqedonisë), pas vetëm 10 apo 15 minutave të ndjekjes, bëhem nervoz dhe detyrohem ta ndërroj kanalin!Arsyeja qëndron aty se gjatë debatit në emision, të gjithë flasin në të njejtën kohë, duke e pamundësuar dëgjuesin që ta kuptojë atë cka po flet secili prej tyre.

Edhe përskaj profileve profesioniste të pjesëmarrësve dabatues në studio, të cilët shumë shpeshë janë analistë, opinionistë dhe ekspertë të dëshmuar të fushës, diskutimi është aq i zhurmshëm dhe i pa takt, sa që shikuesi e humb koncentrimin dhe durimin për ta ndjekë temën që jorrallëherë është shumë atraktive. Këtë atmosferë të ‘telefonit të prishur’ e ndihmojnë edhe moderatorët e emisioneve, të cilët s’kanë strategji të duhur gazetarike për ta diktuar ritmin, racionalitetin dhe bukurinë e debatit aty. Do t’ishte shumë mirë që secili prej këtyre personave pjesëmarrës nëpër këto emisione ta sjellë në mend atë thënien e vjetër “në opinion, nuk duhet ditur vetëm si të flasim bukur, por edhe si të dëgjojmë me kujdes”! Sepse pikërisht në këtë credo filozofike fshihet edhe esenca e të ashtuquajturës – KULTURË KOMUNIKIMI!