Largimi i Zhirus, Milani ka gati 50 mln euro për sulmuesin e ri

INA
INA

28/03/2024

Olivie Zhiru do të luajë në MLS sezonin e ardhshëm. Sulmuesi i Milanit me shumë gjasa do t’i thotë lamtumirë Serie A në fund të këtij kampionati, pas tri vitesh mbresëlënëse, duke i përfunduar të gjithë me gola dyshifrorë. Këtë sezon, francezi, i cili do të mbushë 38 vjeç në shtator, ka 14 gola dhe 9 asiste në gjithsej 36 ndeshje të luajtura në Serie A, Ligën e Kampionëve, Liga Europa dhe Kupën e Italisë. Prandaj, destinacioni do të jetë kampionati amerikan dhe Los Angeles FC, klub me të cilin do të firmosë marrëveshje deri më 31 dhjetor 2025.

Klubi kuqezi padyshim që do të duhet të ndërmarrë veprime për të gjetur një “9” cilësor dhe të besueshëm. Ndërsa pritet kontrata e parë e Kamarda, i cili potencialisht mund të bëhet qendërsulmuesi i ri i Milanit, duhet afruar patjetër një lojtar me përvojë në këtë pozicion.

Klubi kuqezi, raporton edicioni i sotëm i “Tuttosport”, mund të shpenzojë rreth 50 milionë euro nëse dëshiron të arrijë një nga objektivat e merkatos verore.

Profilet e “hetuara” do të ishin gjithmonë të njëjta: sulmues fizikë dhe cilësorë, me gola në gjak. Sipas gazetës torineze, emrat e pëlqyer janë ata të Xhoshua Zirkzee të Bolonja, Benjamin Sesko të Lajpcigu, Viktor Giokeres të Sporting Lisbona apo Santiago Himenez i Fejnordit.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Ylber Ramadani

Ylber Ramadani, “maratonomaku” i Seria A

belingam real madrid

Ylli i Realit largohet nga Madridi, e kërkojnë klubet e Premier Ligës

edon-zhegrova

Juventusi mëson çmimin e Zhegrovës, Arsenali futet në garë

xavi

Nëse do largohej nga Barcelona, Çavi do merrte këtë skuadër

bayern bajern mynih minhen

Tifozët e Bajernit me peticion kërkojnë qëndrimin e Tomas Tushellit

akil

Ndalet Akil Gjakova në Evropianin e Kroacisë

toni kroos kros

Kroos tregon me humor ‘gënjeshtrat’ e Ancelottit: “Ai na thotë se po fituam këtë ndeshje ka mbaruar, por kjo kurrrë nuk mbaron!”

xavi cavi

Guti sulmon Xavin, pas vendimit të tij për të qëndruar te Barcelona!

Pep Guardiola

Sipas Guardiolas vetëm këto dy ekipe janë në garë për titullin

INFO

NA NDIQ